Aksioni në Karaçevë, anëtari i LDK-së: Ç’kapjen e shtetit do ta bëjë realitet kryeministri Hoti – e “godet” Albin Kurtin

Politika

Aksioni në Karaçevë, anëtari i LDK-së: Ç’kapjen e shtetit do ta bëjë realitet kryeministri Hoti – e “godet” Albin Kurtin

Nga: N. H Më: 19 shtator 2020 Në ora: 17:17
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Njësi të shumta të Policisë së Kosovës kanë intervenuar mbrëmë në mbylljen e disa lojërave të fatit në Karaçevë.

Nga ky aksion i Policisë së Kosovës pati edhe persona të arrestuar.

Anëtari i LDK-së, Fatmir Bajraj, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se aksioni i mbrëmshëm në Karaçevë ishte spektakolar dhe shembullor nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, përkatësisht, të atyre të rendit dhe ligjit, në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Image
Fatmir Bajraj

“Kështu bëhet e mbrohet shteti. Shteti nuk është atribut tribal, por koncept socio-politik bashkëkohor si nevojë qytetareve, për qytetarët dhe në shërbim të tyre, dhe jo pronë e kriminelëve, lufta e shtetit ndaj të cilëve duhet të jetë e pakompromisë, e fuqishme dhe vendimtare. Dje Kryeministri Hoti dhe Ministri Veliu, autorizuan një aksion spektakolar dhe shembullor të institucioneve të Republikës së Kosovës, përkatësisht, të atyre të rendit dhe ligjit, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe vetive negative në Karaçevë të Kamenicës, dhe mbi të gjitha; grupeve mafio-kriminale të cilat i subordinohëshin bosëve të krimit në piramidën kriminale në shtet-kapje”, ka thënë Bajraj.

Me tej ai deklaron se aksioni i djeshëm i shtetit në Karaçevë, ishte unik dhe në perfeksion, duke nxjerrë në pah, sipas Bajrajt, aftësinë dhe profesionalizmin e organeve të ruajtjes së rendit dhe Ligjit, si dhe koordinimin e mekanizmave të shtetit, siç janë Prokuroria, Policia e Kosovës dhe ekzekutivi, përkatësisht kryeministri Avdullah Hoti, dhe ministri i Punëve të Brendshëm, Agim Veliu.

“Dje me aksionin në Karaçevë, shkëlqeu shteti me përformimin brilant dhe ekzakt në mbrojtje të rendit dhe ligjit në njërën anë, dhe në luftë kundër armiqve të postulateve të lirisë në një shtet demokratik e ligjor. kryeministri Hoti dhe Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, në krye të Institucioneve shtetërore për Rend dhe Ligj, me aksionin e djeshëm në Karçevë, bashkë me të gjitha segmentet dhe mekanizmat e sigurisë, provuan dhe promovuan gardianin e Republikës së Kosovës, si shtet të së drejtës. Kjo qasje e Qeverisë Hoti, duhet t’i esulloj bosët e krimit, korrupsionit dhe kontrabandës në vend, dhe duhet po ashtu, të jetë leksion për pushtetarët dhe ish pushtetarët e lidhur me krimin, se atdheu është i të gjithëve dhe mbi të gjitha”, ka thënë ai.

Anëtari i LDK-së konsideron se rasti i Karçevës është vetëm fillimi i prekjes së rezultateve të para të Qeverisë Hoti në luftë kundër krimit të organizuar dhe në mbrojtje të shtetit ligjor dhe të së drejtës, fakt ky që tmerron dhe trembë hallkat zinxhirore të krimit. Ndërsa, për ish-kryeministrin Kurti thotë se i’u dha shansi ta luftojë krimin, por që refuzoi një gjë të tillë.

Krejt në fund ai nënvizon se ç’kapjen e shtetit do ta bëjë realitet, kryeministri Hoti.

“Kurti, kishte zgjedhë të mbetët palë më krimin dhe kriminelet, duke shkuar edhe një hap tutje, duke bërë edhe vetë krim, duke mos e luftuar atë, kur i’u dha shansi dhe rasti nga ish-zëvendëskryeministri, tani kryeministri Hoti, dhe nga Ministri i Brendshëm Veliu, të cilin ish-kryeministri Kurti e refuzoi dhe neglizhoi. Rasti i Karçevës është vetëm fillimi i prekjes së rezultateve të para të Qeverisë Hoti në luftë kundër krimit të organizuar dhe në mbrojtje të shtetit ligjor dhe të së drejtës, fakt ky që tmerron dhe trembë hallkat zinxhirore të krimit me politikën, të cilët ngulfatën shtetë-bërjën dhe zvetënuan frytet e lirisë dhe të pavarësisë së vendit. Reagimet e klasës politike, e padronëve të bandave kriminale dhe e bosëve të tyre në shtet-kapje, dëshmojnë katërçipërisht faktin se shoqëria dhe shteti i Kosovës, vuan nga dukuritë negative dhe se nevojë imediate e shtetit të Kosovës është luftimi i tyre dhe ç’kapja e shtetit, gjë që do ta bëjë realitet, kryeministri Hoti”, ka thënë krejt në fund, anëtari i LDK-së, Fatmir Bajraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat