Reagon IKD-ja: Ndërhyrja në Karaçevë lajm i mirë, por nuk ka kuptim nëse politizohet nga ministri Veliu apo qeveria

Politika

Reagon IKD-ja: Ndërhyrja në Karaçevë lajm i mirë, por nuk ka kuptim nëse politizohet nga ministri Veliu apo qeveria

M.H Nga M.H Më 19 shtator 2020 Në ora: 20:55
Ehat Miftaraj, KDI

Një aksion në fshatin Karaçevë të Kamenicës ka arritur të mbyllë të gjitha kazinotë ilegale, që tash e dy vjet po ushtronin veprimtaritë e tyre. Gjatë këtij aksioni të organizuar nga policia ku të pranishëm ishin edhe ATK-ja, u arrestuan 35 persona, ku prej tyre edhe 12 zyrtarë policorë, duke shtuar që ky aksion nuk do të ndalet me kaq.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar aksionin e mbrëmshëm në Karaçevë të Kamenicës, duke thënë se krimi duhet të goditet në kokë, i cili sipas tij është në Prishtinë.

Kurti ka përgëzuar të gjitha ata që morën pjesë në aksionin e mbrëmshëm në fshatin Karaçevë, duke thënë se duhet të vazhdojnë hallkat e tjera të sigurisë e drejtësisë për të dal ky aksion.

Në lidhje me këtë temë, Ehat Miftaraj nga IKD-ja, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që ky aksion është në të mirë të Kosovës dhe padyshim një lajm i mirë për luftimin e krimeve edhe Brenda policisë.

Duke vazhduar, Miftaraj shprehët që nuk do të duhet kjo çështje të politozhet as nga minsitri Veliu as nga qeveria në pushtet. 

 “Luftimi i krimit të organizuar dhe kriminalitetit në Kosovë pa dyshim së është lajm i mirë dhe shumë i mirë pritur, me theks të veçantë krimet që lidhen me korrupsionin e brendshëm në polici, bixhozit, prostitucionit. Sidoqoftë, krejt kjo do të kishte kuptim sikur kjo çështje të mos politizohej qoftë nga Ministri Veliu apo qeveria në pushtet”, shprehët Miftaraj.

 Në fund, Miftaraj thotë që ky aksion të kishte edhe më shumë rëndësi nëse do të sekuestroheshin pasurit e fituara në mënyrë të paligjshme.

“Sikurse, ky aksion do të kishte rëndësinë e tij sikur të kishte sekuestrim të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme që është edhe qëllimi kryesor kur luftohen këto krime”, përfundoi Miftaraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat