Aksioni në Karaçevë mbyllja e kazinove, analisti: Prapa tyre qëndrojnë edhe njerëz të rendit

Politika

Aksioni në Karaçevë mbyllja e kazinove, analisti: Prapa tyre qëndrojnë edhe njerëz të rendit

Nga: A.SH Më: 19 shtator 2020 Në ora: 21:42
Foto nga aksioni i mbrëmshëm në Karaçevë

Mbrëmë është zhvilluar një aksion në fshatin Karaçevë nga policia e Kosovës, për shkak se në atë pjesë të territorit të Kosovës po zhvillohej veprimtari ilegale.

Analisti Blerim Burjani, ka thënë se ky intervenim është dashur të ndodhë shumë më herët sepse atje haptazi punojnë kazinotë.

Një një prononcim për “Bota sot” ai ka thënë se, prapa tyre qëndrojnë edhe njerëz të rendit duke shtuar se në shumë shtete këtë e kanë ndaluar me ligj.

“Intervenim që është dashtë të ndodhë shumë më herët, atje haptazi punojnë kazinotë që ka pas njerëz të shumtë në punët ilegale, prapa tyre ka pas edhe njerëz të rendit, edhe njerëz të ndryshëm. Krimi i kazinove mund të vazhdoj vetëm për një kohë, transforomet këtë e kanë nxjerr si përfundim shumë shtete që e kanë ndaluar me ligj, pra ndalohet e në anën tjetër shndërrohet në biznes ilegal e ndonjëherë përcjellet edhe formate tjera si fajde, prostitucione dhe trafikim, pra duhet pas parasysh që të përcillen situata dhe njerëzit”, thotë Bujrani.

Image
Blerim Bujrani

 

Ai shton se në Kosovë ka krim të jakës së bardhë, duke të përfshirë politikanë të kësaj natyre që ka shteti.

Duke marrë shembull Kroacinë, një shtet ligjor Bujrani thotë se një deputeti nga HDZ i janë heq tre mandate dhe janë arrestuar mbi tridhjetë biznesmen për afera kriminale, e që Kosova është larg nga kjo temë.

“E vërteta është se në Kosovë ka krim të jakës së bardhë të përfshirë politikanë të kësaj natyre që ka shteti që prej të papunit bëhet edhe kryeministër i shtetit apo ka parti poltike ku tërë anëtarsinë e ka papunë ata punësohen me pushtet dhe bëhen urë lidhëse e krimit për një pasurim më të madh pa bazë, pra në shtet ka njerëz që punësojnë me fletore njerëz, pra me listë, poste në ndërmarrje publike ku qëndron krimi korruptiv dhe pa meritë e që në politikat evropiane quhet poste korruptive të pa bazë, shembulli i fundit në Kroaci tregon shtetin ligjor janë heq tre mandate deputeti nga HDZ dhe janë arrestuar mbi tridhjetë biznesmen për afera kriminale, Kosova është larg kësaj teme, për këtë arsye nuk ka liberalizim të vizave, rritje enorme të pagave në gjyqësor duke e bërë vazal ndaj politikës, po që nuk dëgjojnë atyre në të ardhmen mund të i’u ulen pagat, plotë shtete kanë pas pervoja të tilla njëra prej atyre është Italia që ka luftuar dhe lufton krimi pa ndal dhe me guxim”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat