“Ndaluam vrasjet masive”, Trump deklarohet sërish për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Politika

“Ndaluam vrasjet masive”, Trump deklarohet sërish për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Nga: A.Zh Më: 20 shtator 2020 Në ora: 10:24
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka folur pas emërimit si kandidat për Çmimin Nobel për Paqe.

Ai gjatë një tubimi në fushatën në Karolinën e Veriut, ka thënë se u emërua për këtë çmim, pasi ndërmjetësoi përfundimin e "vrasjeve masive" për dekada të tëra midis Serbisë dhe Kosovës, shkruan “Businessworld”, përcjell Bota sot.

"Historia tjetër jam i sigurt se është një Çmim Nobel për paqen. Ne jemi duke ndalur vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin përgjatë shumë vitesh. Ata do të ndalojnë vrasjet. Unë thashë "djem, le të bashkohemi”. Ju e dini, ata e kanë bërë atë për qindra vjet, me emra të ndryshëm”, ka deklaruar Trump.

Trump u emërua për Nobel në fillim të këtij muaji nga një ligjvënës norvegjez për përpjekjet e tij për ndërmjetësimin e një marrëveshje historike paqeje midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Një marrëveshje e ngjashme u nënshkrua pak më vonë midis Izraelit dhe Bahreinit nën ndërmjetësimin e Uashingtonit.

Në mes të shtatorit, Trump priti bisedimet midis presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, por nuk u arrit ndonjë përparim i veçantë për të zgjidhur grindjet e tyre.

Më parë një provincë e Serbisë, Kosova u zhvendos në një konfrontim të armatosur midis forcave serbe të sigurisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të udhëhequr nga shqiptarët, duke kërkuar statusin e një republike në atë që ishte atëherë Jugosllavia. Konflikti shkaktoi sulme të NATO-s në rajon nga marsi 1999 deri në qershor 1999 me arsyetimin se autoritetet jugosllave po kryenin spastrime etnike ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në shkurt 2008 dhe që prej asaj kohe ka kërkuar të fitojë njohje. Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka filluar një fushatë për të bindur vendet e tjera që të mos e njohin atë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat