Kush e rrëzoi Kurtin nga posti i kryeministrit? Weber e thotë troç

Politika

Kush e rrëzoi Kurtin nga posti i kryeministrit? Weber e thotë troç

Nga: A.Zh Më: 20 shtator 2020 Në ora: 17:46
Albin Kurti

Eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor Bodo Weber, ka folur për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit. Ai për rënien e Kurtit ka fajësuar administratën amerikane dhe klasën politike të pasluftës në Kosovë.

Sipas Weber, presioni direkt ndaj ish-kryeministrit, ka ardhur nga zyra e presidentit amerikan Donald Trump.

“Unë do të thosha se ishte një kombinim i presionit të administratës amerikane, me origjinë nga zyra e presidentit dhe interesit të klasës politike që qeveriste në Kosovë që nga fundi i luftës së vitit 1999 që donte të rrëzonte z. Kurti dhe reformat e tij strukturore të paralajmëruara, duke u fshehur pas "miqësisë së përjetshme të Kosovës me SHBA"”, ka deklaruar analisti gjerman në një intervistë për gazetën “Bota sot”.

Lexo edhe: Eksperti gjerman: Ky zyrtar i prishi negociatat për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Si pjesë e rrëzimit të Qeverisë Kurti, ai i sheh edhe përplasjet dhe akuzat në rrjetet sociale mes ambasadorit amerikan Richard Grenell, Kurtit dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani.

“Një pjesë e këtij rrëzimi të qeverisë Kurti. Në të njëjtën kohë kjo lloj përplasje në media sociale demonstron se Trump nuk është bërë kurrë një burrë shteti, as bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë”, ka shtuar Bodo Weber për “Bota sot”./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat