Profesori dhe opinionisti, Binak Maxharraj në një prononcime të tij për “Bota sot” thotë se Kosova po kërcënohet nga Serbia me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas tij, nëse Serbia sërish kërcënon, atëherë edhe Kosova duhet të kushtëzoj vazhdimin e dialogut.
“Nëse Kosova përsëri “kërcënohet” nga jashtë për ta shtruar në tavolinë çështjen e Asociacionit, ajo duhet të ngulë këmbë se edhe Kosova e kushtëzon vazhdimin e dialogut nëse dhunshëm detyrohet që kjo çështje të diskutohet, sepse diskutimi për këtë temë do të ishte katastrofale për Kosovën njësoi sikur ndarja e Kosovës. Pastaj Kosova duhet ta kushtëzoi vazhdimin e dialogut për Asociacionin edhe me kushte tjera, të cilat Thaçi nuk ka guxoftë as t’i përmendë, siç janë kërkim falja për krimet dhe gjenocidin e bërë në Kosovë, për separacionet e luftës me të cilat Serbisë do të ia mbyllte gojën”, vlerëson Maxharraj.
Profesor Maxharraj thotë se ‘është pra koha që Kosova të jetë më e guximshme ndaj Serbisë në shtruarjen e kërkesave dhe kushtëzimet ndaj Serbisë’./Bota sot