Aksioni në Karaçevë, analisti: Një aksion i tillë lë për të shpresuar se një ditë mund të ketë rend dhe ligj normal

Politika

Aksioni në Karaçevë, analisti: Një aksion i tillë lë për të shpresuar se një ditë mund të ketë rend dhe ligj normal

Nga: A.SH Më: 20 shtator 2020 Në ora: 20:40
Aksioni i Policisë së Kosovës në Karaçevë

Ditë më parë Policia e Kosovës zhvilloi një aksion në fshatin Karaçevë në Komunë të Kamenicës.

Ata ndërhynë atje për shkak se në atë pjesë të territorit të Kosovës po zhvillohej veprimtari ilegale.

Analisti politik Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar ngjarjen e ndodhur atje duke thënë se, në qeverinë e kaluar ka qenë senaca për ministrin Agim Veliun rreth këtyre ngjarjeve. Edhe pse në atë seancë kishte një sërë fjalimesh, një veprim i tillë nuk është marrë.

“Ditën para se të merrej aksioni policorë në Karaçevë, ishte seanca në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht interpelanca e Ministrit Veliu. Në seancë kishte një sërë fjalimesh, në të cilat Ministrit Veliu iu drejtuan me akuza ndër me të rëndat deri edhe ato tradhti. Qasja ishte aq agresive sa që njeriu nuk kishte as mundësi të dëgjonte ndonjë temë për të cilën flitej normalisht. Si pikë e veçantë u trajtua patrollimi, kohë me parë i xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës, përkatësisht në Karaçevë. Aty u dëgjuan zëra që Kosova ka hequr dorë nga sovraniteti dhe integriteti territorial i saj. Në kuadër të arsyetimeve të ministrit u theksua që në kohen kur ai ishte minisgër i Qeverisë Kurti, kishte planifikuar një aksion policor në atë zonë, por që nuk ishte lejuar nga z. Kurti”, thotë Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

 

Duke shtuar më tej Duhanaj thotë se, një gjë të tillë kategorikisht është mohuar nga zyrtarët e VV-së.

“Këtë e mohuan kategorikisht zyrtarët e VV-së duke thënë, "kush po të ndalon tash" nën pretendimin se nuk është e vërtetë. Por publikimi i aksioneve të policore që në mengjesin e nesërm dolën në pah shumë skena të cilat njeriu ndoshta do të mund t'i shihte vetëm në një "vend pa zot", (Niemandsland). Karaçeva kishte qenë vatër krimit të organizuar. Pos kësaj u publikua edhe një deklaratë e Kurtit në të cilën ai e pranonte vetë që si Kryeministër e kishte penguar një aksion të tillë, nën moton se këso aksionesh mund të na nxjerrin veç problem”, shprehet ai.

Ai shpreson se pas këtij aksioni ka shpresë se një ditë mund të ketë rënd dhe ligj normal.

“Tani dëgjohen akuza, nga me të ndryshme të cilat akuzojnë segment të VV-së të jenë të inkriminuar në ketë skemë kriminale, unë nuk kam info për të konkluduar diç të tillë, por, që paska qenë aksioni i domosdoshëm përderisa ish Kryeministri Kurti e ka penguar, do të duhej të hetohej me thellë. Një aksion i tillë lënë për të shpresuar se një ditë mund të ketë rënd dhe ligj normal. Por, duke parë numrin e policëve dhe zyrtarëve të inkriminuar në krim, njeriu pyet vetën, ku mund të jetë shpresa për ditë me të mira”, përfundon Duhanaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat