Deputetja e LDK-së: Unë nuk besoj në situata imagjinare

Politika

Deputetja e LDK-së: Unë nuk besoj në situata imagjinare

Nga: H.O. Më: 21 shtator 2020 Në ora: 09:57
Vlora Limani Hajnuni

Duke u cilësuar nga opozita si një marrëveshje jo fituese për Kosovën, marrëveshja e nënshkruar në Uashington me 4 shtator, deputetja e LDK-së, Vlora Limani Hajnuni, ka thënë për “Bota sot” se ajo ҫfarë është prezantuar nga kryeministri Hoti në Kuvend, është e njëjta marrëveshje e nënshkruar në Uashington.

“Unë nuk besoj në situata imagjinare, as nuk jetoj në paranojë. Kështu që asnjë arsye nuk e kam me mendu që në Uashington ka një marrëveshje të dytë të fshehur dhe të dëmshme për Kosovën. Ai dokument që është prezantuar para juve dhe para Kuvendit është dokument që është nënshkruar, ashtu siç pyetet ju, realisht në Uashington”, vlerëson deputetja e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat