"Aksioni policor në Karaçevë ndërlidhet edhe me problemin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe"

Politika

"Aksioni policor në Karaçevë ndërlidhet edhe me problemin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe"

Nga: D.B. Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:25
Aksioni policor në Karaçevë

Nuk ndërtohet mirë një shtet më mangësi të mëdha të demokracisë, me korrupsion  dhe me mangësi të shtetit ligjor. Pa dyshim se është degjenerim dhe shkatërrim për gjeneratën e re, pasi lojërat e fatit dhe dukurit tjera negative, zënë vend më shumë në vendet në tranzicion dhe në vendet e varfëra nga kastat në pushtet.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se këto fenomene kanë bërë që edhe shumë raporte ndërkombëtare ta radhisin Kosovën, me shtetet ku nuk po luftohen sa duhet dukuritë negative.

Image
Skender Mulliqi

Sipas tij, këto fenomene kanë ndikuar edhe në mos liberalizimin e vizave për Kosovën, si kusht i kërkuar për tu përmbushur edhe nga BE-ja.

“Nuk ka gjë më keq për Kosovën që ka synim Evropën e Bashkuar, e ka këtë shkallë të lartë të korrupsionit, nepotizmit, klientelës. Janë duke na e qitur përtokë edhe dinjitetin dhe lumturinë tonë. Se a do të vazhdohet të luftohet vërtetë krimi e korrupsioni mbetet të shihet nga rasti i Karaçeves. Unë këtë spektakël policorë ,e shoh edhe nga një kënd tjetër. E shoh nga këndi që të zhvendosët vëmendja e publikut të gjerë nga problemet e shumta jetësore”, ka thënë Mulliqi.

Ai konsideron se ky aksion policorë mund të lidhet edhe me problemin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe, që pritet të jetë tema kryesore në vazhdimin e bisedimeve të Brukselit.

“Pastaj me Ujmanin shumë të përfolur si temë e dalë nga Marrëveshja Trelaterale e Uashingtonit. Nëse kjo qeveri pikërisht Agim Veliu , si Ministër i Punëve të Brendshme na "befason" duke ju shpallur luftë dukurive negative , ne do ta përgëzojmë së bashku më shumicën e qytetareve. E përgëzojmë së mos luftimi i duhur veçmas i korrupsionit e ka bërë jetën keqe dhe të padurueshme në Kosovë. Publiku i gjerë më të drejtë më rastin e Karaçevës do të pyes ,si u bë që në këtë aksion policorë , të gjenden edhe kaq shumë policë të arrestuar? Vallq përgjegjësi e kujt është tash kjo? Nuk është sa për të gjetur "qime në ve", por është fakt, për të cilin përgjegjësit duhet dhënë shpjegimin e nevojshëm”, është shprehur analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat