Pse Grenell në Kosovë pas marrëveshjes së Kosovës me shtetin kriminal serb?

Politika

Pse Grenell në Kosovë pas marrëveshjes së Kosovës me shtetin kriminal serb?

M.H Nga M.H Më 21 shtator 2020 Në ora: 15:31
Richard Grenell

Gjatë ditës së sotme pritet të jetë takimi mes të dërguarit special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenelll dhe kryeministrit të vendit, Avduallah Hoti.

Vizita bëhet me qëllim të fillimit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator në Uashington.

Në lidhje me këtë vizitë, njohësi i çështjeve politike Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që kjo vizitë do të realizohet për të arritur qëllimin e pikave të marrëveshjes së nënshkruar me Serbinë.

Duke vazhduar Kelmendi thotë që Kosova duhet të jetë ajo e cila duhet të kërkoj që të hynë në bisedime tema të cilat janë në favor të saj e jo siç ka qenë shembulli i liqenit të Ujmanit.

“Pse z. Grenell në Kosovë? Pas nënshkrimit të Marrëveshjes në Uashington me shtetin serb, mbetët që pikat e marrëveshjes gradualisht të realizohen në jetë këtej është vizita aktuale e z. Grenell në Kosovë. Nga marrëveshja shihet se Kosova dhe shteti kriminal serb nuk kanë kapacitete për të realizuar marrëveshjen. Nuk kanë gjithashtu as mjete. Liqeni i Ujmanit ka kaluar në shqyrtim të fizibiliterit të administratës Amerikane. Kjo do të shqyrtohet sikundër edhe rrugët e planifikuara, sikurse gjoja përkujdesja e objektëve kishtare etj. Por, këtu priten edhe përgatitjet për të vazhduar me takime të tjera me shtetin serb nën administratën e SHBA-së. Nuk mund të mbetet çështja këtu ku është. Ajo do të vazhdon dhe së këndejmi është edhe kjo vizitë. Se si do të shkon e tërë çështja varet nga parapërgatitja dhe dakordimet e palëve. Dhe, këtu kërkohet syqeltësi. Kosova duhet të insistojë në futjen në dialogë të temave jetike për shtetin tonë sovran. Nuk duhet lejuar që me të jetë Kosova temë e diskutimit”, u shpreh Kelmendi.

Më tej, Kelmendi thotë që Serbia dëshiron të jetë temë diskutimi futja e asociacionit komunale serbe në Kosovë mirëpo që Kosova nuk duhet ta pranojë këtë, përkundrazi duhet edhe të kërkoj llogari për krimet e krijuara në Kosovë.

Image
Muhamet Kelmendi

Gjithashtu kërkohet njohje reciproke sepse është baza për ta vazhduar dialogun.

“Natyrisht se Serbie është për futjen e Asociacionit komunale serbe në Kosovë. Këtu do të kapet z.Grenell dhe do të kërkoi përgatitjen. Dhe, këtë nuk duhet pranuar Kosova. Çështja është për Kosovën dëmet e luftës,pra, reparacioni nga lufta gjenocidiale. Temë tjetër është përgjegjësia penale për vrasjet, masakrat, djegiet dhe përdhunimet e bëra nga Format kriminale serbe. Po, sidomos nuk duhet harruar as çështje e të vdekurve shqiptar etj. Tash e 20 vjet të varrosur masovikisht në Serbi. Dhe, këtu domosdo duhet futur reciprocitetin në çështjen e të drejtave të minoriteteve, se atij serb në Kosovë, ashtu edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës. Pra, Qeveria e Kosovës ka mjaftë tema dhe ato duhet kërkuar të futen në dialogë dhe Serbisë të marri përgjegjësinë. Asgjë nuk duhet pranuar jashtë këtyre çështjeve madhore. Kurdoherë nuk duhet harruar bazën e dialogut, njohën reciproke të shteteve të pavarura. Serbia ka obligim këtë për të vazhduar me dialog. Këtej duhet vepruar Kosova”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat