Detajet shokuese: Ja kush e dha urdhrin për vrasjen e Ahmet Krasniqit, kështu u mor vendimi

Politika

Detajet shokuese: Ja kush e dha urdhrin për vrasjen e Ahmet Krasniqit, kështu u mor vendimi

Nga: P.R Më: 21 shtator 2020 Në ora: 20:44
Foto nga arkiva, Kolonel Ahmet Krasniqi me ushtarë të tjerë

Sot janë bërë 22 vite që kur u vra Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi.

Kolonel Krasniqi u vra më 21 shtator të vitit 1998 në mes të Tiranës, nga persona të uniformuar, dhe vrasja e tij deri më tani ka mbetur e pa zbuluar.

E tash kur ka filluar punën Gjykata Speciale, familjarët kanë konfirmuar se rasti i vrasjes së Krasniqit do të jetë cak i Gjykatës Speciale.

Tashmë kur kanë kaluar 22 vite dhe ende nuk është zbardhur vrasja e kolonel Krasniqit, në opinionin publik qarkullojnë emra personash dhe organizatash, të cilat mund të qëndrojnë prapa këtij akti makabër.

Së fundi, duke folur për gazetën “Bota sot”, analisti politik dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri, e drejton gishtin tek “Shtabi i Rognerit” për vrasjen e Ahmet Krasniqit.

Image
Nexhat Haziri

“Urdhrin për vrasjen e Kol. Ahmet Krasniqit e kanë dhënë SHP i UÇK-së në Tiranë, ai që njihej si Shtabi I Rognerit dhe ekzekutimi përmes atentatit është bërë në bashkëpunim edhe me strukturat e sigurisë së shtetit shqiptar të asaj kohe”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Më tej ai ka treguar edhe arsyet pse quan në vrasjen e ish Ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqit.

“Arsyeja e vrasjes së kol. Ahmet Krasniqit ishte eliminimi i strukturave ushtarake të qeverisë së Kosovës në egzil, që njihnin autoritetin e presidentit Rugova, marrja e kësaj ministrie nga elementi majtist i LPK-së, i cili edhe është tentuar me një tentim shkarkimi të Kol. Krasniqit nga detyra e ministrit të MMKR-së, përmes edhe disa oficerëve të MMKR-së, që ishin manipuluar, por që ka qenë Kol Tahir Zemaj ai që ka parandaluar një gjë të tillë, por edhe për shuma parash që qarkullonin pa dijeninë e MMKR-së dhe ministrit Krasniqi, në relacionin Bukoshi- SHPUÇK-së së Rognerit, me çka është kundërshtuar rreptësishtë nga vet kol. Krasniqi por edhe nga MMKR-ja”, thekson më tej Haziri për gazetën “Bota sot”.

Analisti Haziri ka treguar edhe mënyrën se si erdhi tek vrasja e kolonel Krasniqit.

“Dhe duke parë se ky plan nuk po realizohet, atëherë ata marrin vendim për vrasjen e Kol. Ahmet Krasniqit. Sa i përket mos zbardhjes së vrasjes së kol. Ahmet Krasniqit, kjo ka ngjarë për shkak se nuk ka pasur vullnet politik, por edhe pushteti i pakufishëm dhe i fort i urdhërdhënësve të vrasjes së kol. Krasniqit kan bërë që asnjëherë të mos merret as edhe një hap nga institucionet e drejtësisë qoftë në Tiranë apo në Prishtinë për zbardhjen e kësaj vrasjeve”.

Për fund, Haziri thotë se mos zbardhja e vrasjes së Ahmet Krasniqit, mbetët një njollë e zezë për institucionin e drejtësisë në shtetin shqiptar.

“Dua ta ndaj një fakt për lexuesit se në arkivin e drejtorisë së krimeve të rënda në Tiranë, ajo çka mund të gjesh është vetëm një fotografi e profilit e Kol. Ahmet Krasniqit (e printuar) dhe një gjysme flete A4, e ngjitur për të, në të cilën shkruan emri dhe mbiemri dhe data e vrasjes. Kaq është dosja e vrasjes së Kol.Ahmet Krasniqit. Një rast qe u mbyllë në ditën kur u vra Kol.Krasniqi, dhe kurrë nuk u hetua nga asnjë qeveri në Tiranën zyrtare, pasi vrasja kishte ndodhë atje dhe se këtu sikur kishin një konsensus edhe nga të majtët edhe nga të djathtët që kjo vrtasje most ë zbardhët dhe planifikuesit dhe ekzekutuesit mos t’i nënshtrohet drejtësisë. Dhe kjo padyshim se mbetët një njollë e zezë për institucionin e drejtësisë në shtetin shqiptar”, përfundon për “Bota sot”, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat