Ish-ushtaraku i UÇK-së për vrasjen e Ahmet Krasniqit: Ky shtab ka përgjegjësi për aktin kriminal – “godet” ish-qeverinë e Bukoshit

Politika

Ish-ushtaraku i UÇK-së për vrasjen e Ahmet Krasniqit: Ky shtab ka përgjegjësi për aktin kriminal – “godet” ish-qeverinë e Bukoshit

Nga: N. H Më: 21 shtator 2020 Në ora: 22:57
Ahmet Krasniqi

Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë, e ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se akti kriminal i vrasjes së ministrit Ahmet Krasniqi që u realizua në kryeqendrën e Shqipërisë, e bënë shtetin shqiptar me barrën e rëndë të tradhtisë.

“Sot u mbushën njëzetedy vite nga dita kur u bë atentati kundër Ministrit të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi. Ky akt kriminal u bë në kryeqendrën e Shqipërisë, Tiranë dhe që nga ajo ditë e gjerë më sot, pushteti aktual i kohës ngarkoi shtetin shqiptar me barrën e rëndë tradhtisë. Ta vrasësh ministrin e luftës në konakun tuaj, në bukën tuaj është akti më i rëndë i tradhtisë, sepse e vratë në besën tuaj. Ju vratë institucionet e Kosovë, vratë shtetin e Kosovës, vratë vetë lirinë e popullit të saj”, ka thënë fillimisht Tahiraj.

Veprimtari i hershëm i LDK-së deklaron se pjesë përbërëse në këtë përgjegjësi ka edhe shtabi i LPK-së, një pjesë e të cilit ishin vendosur në Tiranë.

Image
Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë, e ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt

“Që nga ajo ditë e gjerë më sot, ju nuk bëtë asgjë që së paku ta zbuloni rastin dhe akterët e krimit dhe urdhërdhënësit të marrin dënimin e merituar. Ju jo vetëm që nuk kryet obligimi tuaj shtetëror por përkundërazi me një shpejtësi të madhe mbyllet hetimet me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme. Me këto veprime ju treguat se nuk e keni interesimin më të vogël për hetimin e rastit por treguat se jeni vet krimi. Pjesë përbërëse në këtë përgjegjësi është edhe shtabi i LPK-së, një pjesë e të cilit ishin vendosur në Tiranë dhe se ishit në bashkëpunim të ngushtë e të gjitha veprimet i bënin bashkërisht me pushtetin e kohës në Tiranë”, ka thënë ai.

Me tej, Tahiraj potencon se edhe Qeveria Bukoshi atë botë nuk ka bërë asgjë për rifillimin e hetimeve por kishte zgjedhur heshtjen, dhe sipas tij, edhe kjo e fundit ka përgjegjësi.

Krejt në fund, ish-ushtaraku i UÇK-së thekson se edhe bashkëpunëtorët e ngushtë të kolonel Ahmet Krasniqit vepruan njëjtë sikurse Qeveria Bukoshi, duke zgjedhur kështu heshtjen.

“Në gjithë këtë proces tragjik dhe të turpit tonë kombëtarë, përgjegjësi ka edhe Qeveria Bukoshi që nuk bëri asgjë për rifillimin e hetimeve por vazhdoi qetësisht me heshtjen e saj. Ka qenë dashur të bëjë presion te pushteti në Tiranë dhe ndoshta edhe të angazhoj avokatë ndërkombëtarë për të rifilluar hetimet. Gjithashtu edhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Bacës në Ministrin e Mbrojtjes, nuk bënë pothuaj se asgjë por kanë zgjedhur heshtjen si zgjedhje më të mirë. E përgëzojë komunën e Vushtrrisë dhe kryetarin e saj që sot vendosën shtatoren e ministrit të parë të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit në qendër të qytetit. Kryetar i Vushtrrisë na gëzove shumë, por edhe u mallëngjyem shumë”, tha krejnë fund, ish-ushtaraku i UÇK-së, Saim Tahiraj, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se nga sot një prej shesheve të qytetit të Vushtrrisë do të mbajë emrin e kolonel Ahmet Krasniqit. Aty pranë, në të bronztë është ngritur edhe shtatorja e tij e cila u zbulua sot me nderime shtetërore. Në këtë aktivitet morën pjesë figura të larta shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat