Pranimi i Kosovës për të cilën të gjithë flasin e askush nuk e pa

Politika

Pranimi i Kosovës për të cilën të gjithë flasin e askush nuk e pa

Nga: Fatmir Beka Më: 22 shtator 2020 Në ora: 08:14
Ilustrim

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Beogradit edhe Prishtinës në Uashington, nga të gjitha anët arrijnë informata  për njohjen e Kosovës nga Izaeli, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Njëra palë konstaton se kjo është çështje e zgjidhur, pala tjetër se do të shqyrtohet ndërkohë as në faqen zyrtare të ministrisë së jashtme të institucioneve të Prishtinës nuk ka vërtetim për këtë thotë gazeta.

Ambasadori i ri izraelit në Serbi Jahel Vilan në deklaratën e vetë të fundit për media tha se nuk ka asnjë pyetje në lidhje me atë nëse Izraeli do të njoh pavarësinë e Kosovës, sepse si th ai “Izraeli e pranoi Kosovën me 4 shtator”.

Autoritetet në Prishtinë, që menjëherë kujdesen që të publikojnë kur dikush e njeh Kosovën, kësaj radhe nuk e kanë bërë këtë shkruan “Novosti”.

Në listën e vendeve që kanë pranuar deri më tani pavarësinë e Kosovës që nga viti 2018 nuk është asnjë shtet i ri, bile as Izraeli, për të cilin politikanët nga Kosova pas takimit në Shtëpinë e Bardhë konstatuan se Izraeli pranoi Kosovën.

Hutim shtesë rreth njohjes nga Izraeli para 5 ditëve bëri edhe ambasadori izraelit në Beograd që për Tanjug theksoi se Izraeli teknikisht nuk e ka pranuar Kosovën, por ajo është pjesë e marrëveshjes së arritur në Uashington.

Kryeministri izraelit Netanjahu edhe pse ditë më parë iu drejtuar Prishtinës për njohje nuk e tha asnjë fjalë.

As zyrtarët amerikan nuk i kanë kushtuar shumë vëmendje pikës së fundit të marrëveshjes nga Uashingtoni që me ditë kanë thënë se fokusi i dokumentit të nënshkruar është në normalizimin ekonomik shton “Novosti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat