Serbia në hall me marrëveshjen për Izraelin, prej kujt pret shpëtim?

Politika

Serbia në hall me marrëveshjen për Izraelin, prej kujt pret shpëtim?

Nga: D.G. Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:16
"Për Izraelin njohja e Kosovës është punë e kryer": Jahel Vilan

I pyetur nëse Serbia do të shkelte të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 478 të KB-së nëse e zhvendosë ambasadën në Jeruzalem, ministri i mashtëm Ivica Daçiq ka thënë se shpreson për një marrëveshje midis Izraelit dhe Palestinës, e cila do të shmangte ndërlikimet për Serbinë. Marrëveshja serbe nuk përfshinte një ftesë për Izraelin për të njohur Kosovën, por edhe pa atë ftesë, siç konfirmoi ambasadori i këtij vendi, Jahel Vilan për N1-në, Izraeli e ka bërë këtë qysh më 4 shtator, transmeton Bota Sot.

Për ambasadorin izraelit, historia e njohjes së Kosovës ka mbaruar - me vërejtjen - se nuk ishte Izraeli ai që negocioi dhe nënshkroi marrëveshjen në Uashington.

"Nuk është çështje nëse Izraeli do ta njohë Kosovën, sepse Izraeli e ka bërië atë më 4 shtator dhe tani duhet të shohim se si të mos ndikojë në marrëdhëniet midis Izraelit dhe Serbisë. Kështu e shoh rolin tim si ambasador i Izraelit në Beograd," tha Villan.

Krejt në kundërshtim me vendimin e Izraelit - sipas marrëveshjes së Uashingtonit - Serbia duhet t'i bëjë Izraelit një favor dhe të zhvendosë ambasadën e saj në atë vend në Jeruzalem, të cilin Izraeli e konsideron kryeqytetin e tij, por sipas rezolutës së KB-së, Izraeli përvetësoi në mënyrë të paligjshme Jeruzalemin. Rezoluta madje në mënyrë të qartë u bën thirrje vendeve që të mos hapin ambasada në Jeruzalem.

A do ta zbatojë Serbia këtë detyrim nga Marrëveshja e Uashingtonit?

"Shpresojmë që në kohën kur të vijë në rendin e ditës, do të ketë përparim në negociatat midis Izraelit dhe Palestinës. Ne duam t'i mbështesim ato bisedime. Dhe ne nuk do të jemi pengesë për atë proces të paqes", tha Daçiq.

Sa i përket pikës së dytë të vështirë për Serbinë të marrëveshjes në Uashington, shpallja e Hezbollahut organizatë terroriste, qeveria e Serbisë nuk e ka shqyrtuar ende propozimin e ministrit të mbrojtjes Vulin për tërheqjen e Serbisë nga të gjitha misionet paqeruajtëse, përfshirë ato në Liban, ku ushtarët serbë janë në territorin, të cilin e kontrollon Hezbollahu.

"Ai nuk ka paralajmëruar se do të tërhiqemi, por që do ta shqyrtojmë këtë dritën e vendimit për t'i lënë stërvitjet ushtarake për një periudhë prej 6 muajsh në dritën e presioneve nga Bashkimi Evropian. Sidoqoftë, nuk kishte një qëllim të tillë deri më tani." tha Daçiq.

A e keni vërejtur që pjesa më e madhe e Marrëveshjes s Uashington nuk u referohet aspak problemeve të Beogradit dhe Prishtinës, pyetet komentatori i politikës së jashtme Bosko Jakshiq. Ky absurditet është pasojë e negociatave të këqija, thekson Jakshiq.

"Serbia u izolua duke u bashkuar me atë grup të vogël vendesh që zhvendosën ambasadën në Izrael në Jeruzalem. Një vend që vazhdimisht përkujton se një pjesë e territorit të saj është e okupuar, ka pranuar dhe ka rënë dakord për okupimin e vendit Palestinez," shprehet Jakshiq për N1.

Sipas Jakshiqit, marrëveshja është tërësisht për qëllimin e fushatës zgjedhore të presidentit të SHBA-së Donald Trump, si dhe partnerit të tij të rëndësishëm, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili, me aranzhmanin e Beogradit dhe Prishtinës, konstaton Boshko Jakshiq, arriti një fitim të dyfishtë - Kosova është një tjetër vend me shumicë myslimane, i cili e ka njohur Izraelin, kurse Serbia u bë një nga të paktat që zhvendosi ambasadën në Jeruzalem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat