Ja pse Serbia po insiston në krijimin e Asociacionit

Politika

Ja pse Serbia po insiston në krijimin e Asociacionit

Nga: H.O. Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:50
Ilustrim

Profesori dhe opinonisti Binak Maxharraj thotë se Serbia nuk është e kënaqur as kësaj radhe me dialogun. Andaj duke parë se ka dështuar mundimi i saj për të ndarë Kosovën, Serbia po insiston në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Dhe posa filloi dialogu në këtë vit, Serbia përsëri nuk është e kënaqur me dialogun. Duke e parë se e ka humbur rrugën në sokak për shkak të nacionalizmit euforik të Serbisë ndaj shqiptarëve nuk guxon jo ta njoh Kosovën por as ta përmend. Kjo më së miri u pa në Shtëpinë e Bradhë, kur Vuçiq i tha jo Trumpit nuk e njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe pikë. Por tashti në kohët e fundit veç kur ka filluar dialogu dhe kur Serbia e ka të qartë se është djegë karta e Vuçiqit dhe Thaçit për ndarjen e Kosovës i ka hyp hylmyqes tjetër për të nxjerrë atë çka mundet në dialogun me Kosovën. Sot ajo në dialogun me Lajçak insistoi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe”, thekson ai./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat