Burjani: Paga që merr Skender Hyseni është e taksapaguesve të Kosovës

Politika

Burjani: Paga që merr Skender Hyseni është e taksapaguesve të Kosovës

Nga: D.B. Më: 22 shtator 2020 Në ora: 16:09
Skender Hyseni

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka vendosur që koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni të paguhet sa një zëvendësministër.

Por pas kësaj partnerët e koalicionit, LDK-ja e AAK-ja, në mbledhje të Qeverisë kanë qenë të ndarë sa i përket koordinatorit nacional për dialogun.

E në lidhje me këtë çështjeve, analisti politik Blerim Burjani ka thënë për gazetën “ Bota sot” se kjo është e çuditshme jo proporcionale me standardin e Kosovës ku rroga e sektorit privat është minimale 170 euro dhe rroga mesatare 400 euro.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, këtë pagë që merr Hyseni është nga taksapaguesve të Kosovës pra nga sektori privat që po vjen, duke u shkatërruar nga pandemia.

“Kjo është e pa pranueshme siç dihet ky post nuk është politik por teknik për shkak se kompetent është kryeministri për dialog e jo të caktohen përfitues nga tragjedia e sektorit privat që do të ndikoj shume shpejt dhe do të ndikojë në reduktimin e pagave në sektorin përfitues të pa bazë dhe pa arsye në sektorin publik”, ka thënë analisti politik Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat