Specialja do të akuzojë Xhavit Halitin, ja kush thotë se ai është përgjegjës për vrasjen e Ahmet Krasniqit

Politika

Specialja do të akuzojë Xhavit Halitin, ja kush thotë se ai është përgjegjës për vrasjen e Ahmet Krasniqit

Nga: N.Sh Më: 22 shtator 2020 Në ora: 18:02
Xhavit Haliti dhe Ahmet Krasniqi

Gjatë ditës së djeshme janë bërë 22 vjet nga vrasja e kolonel Ahmet Krasniqi, në mes të Tiranës.

Ai i vra në zonën e ish-shtëpisë së Partisë, në 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate.

Për vrasjen e tij, ka reaguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai për gazetën “Bota sot” thotë se, Ahmet Krasniqi tentoi me mish e shpirt që të bashkoj UÇK-në dhe FARK-un.

Miftari thotë se vrasësit e Kolonelit nuk u gjurmuan nga askush por dihen akterët që e sollën mundësinë me u bë kjo vrasje që e sakatosi luftën çlirimtare të Kosovës.

“Pak para se të vritej u kërcënua në telefon me vrasje nga Hashim Thaçi. Pastaj, filluan që t’i largohen bashkëpunëtorët. Disa ju kërcënuan e disa iu zhdukën. Pastaj i ikën edhe përcjellësit. Dikush i koordinonte këto lëvizje duke iu afruar ministrit Ahmet Krasniqi edhe njerëz të dyshimtë. Atë e ndaluan policia e uniformuar dhe polic të maskuar. Për këtë vrasje përgjegjësi direkte duhet me dhënë Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Fatos Klosi, Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa si dhe disa profiterë të tjerë të luftës që u bënë milionera dhe alamet politikanë të pas luftës, duke vjedhur e duke djegur Dardania Bankën në Tiranë”, thotë Miftari.

Ai shton se Krasniqi ka qenë luftëtar unifikues i luftës dhe vdiq duke tentuar ta bashkoj luftën dhe politikën në një vend, duke shtuar se ishte dhe vdiq i varfër, pasi nuk i takonte klubit të hajnisë e profiterave të luftës.

“Kush përfitoi nga vrasja e ministrit të Mbrojtjes, më së shumti përfitoi Serbia, pastaj si grup Hashim Thaçi me bashkëpunëtorët e vet materialisht. Nga kjo vrasje përfitoi sidomos Bujar Bukoshi me Isa Mustafën dhe me disa bashkëpunëtorë të tjerë nga Fondi i 3%. U sakatua lufta, u vodh e degradua, u shndërrua në biznes me politike, pasi u vranë dy komandantët kryesor të luftës. Në njërën anë Adem Jashari iu vra UÇK-së në luftime kundër Serbisë, dhe në anën tjetër komandanti i FARK-ut, Ahmet Krasniqi. Kjo nuk është rastësi pasi janë vrasje të koordinuara mirë dhe nuk ka ndodhur kurrë në luftëra të ndryshme të botës një gjë e tillë”, përfundon Miftari.

Ndryshe, sot nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka bërë të ditur emrat të cilat përmenden në propozim aktakuzën që sot iu është dërguar në zyrë.

“Flitet për dyshime, për ngritje të aktakuzave, për aktakuza që do të ngritën. Më gjatë se kisha qu, ky është njoftimi. Çdo dokument që na vjen prej tyre ne do ta bëjmë publike. Është një propozim aktakuzë, Hashim Thaçi, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli. Përmenden edhe Xhavit Haliti dhe disa zona”, ka thënë ai.

Kurse, në një emision televiziv, duke folur për raportet me Ahmet Krasniqin, Xhavit Haliti ka thënë se ai ka qenë njeriu që e ka pritur në Tiranë dhe madje një ditë para vrasjes ai kishte pirë kafe me të.

“Unë e kam pritë Ahmet Krasniqin në Tiranë dhe e kam mbështet deri sa ai nuk ka dashur. Krasniqin si ministër nuk e ka njohtë as Bujar Bukoshi”.

Xhavit Haliti ka thënë se takimin me të, Ahmet Krasniqi e ka kërkuar vetë.

“Një natë para vrasjes së tij, unë kam pirë kafe me Ahmet Krasniqin në Rogner. Si mund të pishë kafe me dikë që nuk ke muhabet. Kam të gjitha fotografitë me Ahmet Krasniqin dhe raportet me të”.

“Më thirri Ahmet Krasniqi dhe më tha bacë unë nuk po mundem pa ty edhe ti s’mundesh pa mu”, tha Haliti.

“Ahmet Krasniqi ka qenë shume i sinqertë, por nuk ka qenë për formën e luftës në Kosovë, sepse ai ishte oficer i karrierës”.

Ai ka thënë se Fatos Klosi nuk ka gisht në vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe se ai është një hero jo në Shqipëri por në Kosovë.

“Unë vet kam kërkuar të hetohem së pari unë pastaj të tjerët me radhë për vrasjen e Ahmet Krasniqit”, tha Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat