“Akuzohen edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Azem Syla”, ish agjenti i SHIK-ut tregon se kush do të dënohet

Politika

“Akuzohen edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Azem Syla”, ish agjenti i SHIK-ut tregon se kush do të dënohet

Nga: P.R Më: 22 shtator 2020 Në ora: 18:26
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Gjatë ditës së sotme, në media është raportuar se bashkë me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, nga Haga akuzohen edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Azem Syla.

“Në veçanti, ai përmban projekt vlerësime të kontributeve për pesë të akuzuar potencialë (Azem Syla, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi)”, thuhet në dokumentin e publikuar në media.

E lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili së fundi është intervistuar në Gjykatën Speciale.

Sipas tij, nga të përmendurit si të akuzuar, vetëm Azem Syla do të dënohet.

Image
Naim Miftari

“Kjo është struktura komanduese pranë UÇK. Nga këta lart vetëm Azem Syla ka mundësi mu dënu. .....besoj se janë disa persona tjerë që nuk janë në këtë listë por do jen sigurt target i gjykatës edhe pse vet gjykata është e pa drejt ndaj Kosovës është bërë me gënjeshtrën e Dik Martit mbi tregtinë me organe, akuzë kjo e trilluar Serbo -Ruse por kjo gjykatë nuk është gjykatë e Malishevës e as e Prizrenit ku kukullat politike përbejnë drejtësinë si, Millaku, Lumezi, Kabashi, Hoxha, Kalludra, Hajdari.... prokurorët e gjyqtarët të Hashimit, Kadrisë, Ramushit, Isës, Fatmirit....ndaj kinse drejtësi në Kosovë nga pa lufta gjer sot”, thotë Miftari për “Bota sot”.

Sipas tij, Gjykata Speciale do të dënojë individët, e jo luftën e UÇK-së.

“Nga kjo gjykatë besoj se askush i pa fajshëm nuk dënohet dhe çdo njeri i akuzuar është i pastër gjersa nuk dënohet me argumente, sa i përket argumenteve nuk besoj se ndokush dot dënohet nga "argumentet" e sigurimit shtetëror Serb apo prokurorisë Serbe apo dëshmitarëve të përgatitur në Beograd ...por nga dëshmitar dhe argumentet nga Kosova, në këtë gjykim akuza kinse me organe dot bjer e para pasi është gënjeshtër etiket serbe kundër luftës të drejt të UÇK e cila dot dal akoma ma e pastër sesa në gjykatën e mëhershme ndërkombëtare. Nëse dënohet ndokush do të dënohet si kriminel individual ndoshta bashkëpunim me disa persona që luftën e kanë keqpërdor për përfitime momentale dhe interesa tjera materiale, politike, hakmarrje apo sëmundjet, egot e veta amorale dhe psikike”, thotë Miftari.

“Asnjë njeri nga radhët e UÇK nuk do të dënohet apo akuzohet pse ka luftuar kundër policisë apo ushtrisë serbe, por do të akuzohen disa individ se dyshohen kanë ber krime gjate luftës edhe pse kjo gjykatë është e pa drejt ndaj shqiptarëve të Kosovës pasi i amniston qindra mijëra krime serbe te bëra në Kosovë çdo krim qe zbulohet dhe dënohet është i drejt pa marr para sysh kush është viktima e mundshme ose si quhet”, shton ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Për fund, Miftari ka treguar se kush do të akuzohet nga Gjykata Speciale.

“Do të akuzohen edhe disa nga ata që drejtësinë e shtetit të Kosovës nga 1999 deri sot 2020 e kanë devalvuar, e kanë kriminalizuar drejtësinë e kanë e kanë bërë si Kazino dhe pronë private të tyre qe nga pas lufta drejtësia e Kosovës ka punuar për disa bossa që do të akuzohen tani dhe drejtësinë e Kosovës e kanë përdor vetëm për mbrojtjen e tyre dhe pasurisë të tyre jo për sundimin e ligjit jo për ligjin e shtetin të Kosovës njerëzit të tillët kurrë nga burgu mos dalshin”, përfundon Miftari për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat