Çka dëshmoi vizita e Grenell në Kosovë? Tregon Zogaj dhe flet për kritikat e Vetëvendosjes

Politika

Çka dëshmoi vizita e Grenell në Kosovë? Tregon Zogaj dhe flet për kritikat e Vetëvendosjes

Nga: G.B Më: 22 shtator 2020 Në ora: 22:55
Richard Grenell dhe Avdullah Hoti

Emisari special i SHBA-së, Richard Grenell dje qëndroi për vizitë në Kosovë, ku u takua me presidentin dhe kryeministrin e vendit.

Me kryeministrin Hoti u nënshkrua marrëveshja ekonomike Kosova-SHBA, derisa Grenell tha se ka ardhur me kërkesë të Trump që të fillojë implementimi i marrëveshjes

Derisa u pyet për kritikat nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për marrëveshjen e arritur në SHBA, Grenell tha se janë të parëndësishme.

Image
Skënder Zogaj

Lidhur me vizitën e tij, analisti politik, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se vizita e tij është dëshmi për interesimin dhe angazhimin serioz të SHBA-së ndaj Kosovës.

"Vizita e Richard Grenellit në Kosovë është edhe një dëshmi më shumë për interesimin dhe angazhimin serioz të SHBA-ve, ndaj Kosovës dhe prosperitetit të saj historik, ku Amerika ka dhenë kontributin kryesor dhe vendimtar për çlirimin, lirin dhe pavarësinë e Kosovës! Pra, SHBA-ja është më meritorja për daljen nga zgjedha serbe, prandaj, çdo dyshim do të ishte mosmirënjohje e pafalshme ndaj ndihmës vëllazërore të Amerikës, e cila po vazhdon përkujdesjen e njëjtë edhe për zhvillimin dhe forcimin e shtetësisë së Kosovës", është shprehur ai.

Sipas tij, marrëveshja në Washington është historike dhe kushdo që e sheh ndryshe është i padijshëm ose qëllimkeq, andaj kritika si ato të VV-së, ai thotë se nuk duhet kushtuar vëmendje serioze e nuk duhet të biem pre e skeptikëve.

"Marrëveshja në Uashington me praninë e Presidentit Trump, është me vlerë dhe i rëndësisë historike dhe të gjithë ata që e vlerësojnë ndryshe, ose janë krejt të padijshëm ose thellësisht qëllimkëqij, dhe që nuk ia duan të mirën Kosovës. Dëshmi e re është edhe vizita e Grenellit në Kosovë, që kishte qëllim sigurimin e gatishmërisë amerikane për implementimin e marrëveshjes ekonomike! Dhe, kur jemi te kjo, kritikat e Vetëvendosjes dhe skepticizmi i disa grupeve anësore, nuk e vlen t'u kushtohet ndonjë vëmendje serioze, sepse janë klithma kukavajkash, krejtësisht të parëndësishme, siç e tha edhe vet Grenelli në Prishtinë. Sytë janë për të pa dhe, qytetarët e Kosovës, nuk duhet të bien pre e skeptikëve", ka deklaruar Skënder Zogaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat