Mësojeni pse nuk na duhet PDK-ja në Qeveri – sidomos në këtë kohë!

Politika

Mësojeni pse nuk na duhet PDK-ja në Qeveri – sidomos në këtë kohë!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 23 shtator 2020 Në ora: 18:27
Kadri Veseli

Partia Demokratike e Kosovës, nuk duhet edhe për një mandat së paku të jetë pjesë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Zërat e fundit se PDK-ja mund t’i bashkohen LDK-së për të bashkëqeverisur, sidomos në këtë kohë nuk janë pozitiv për vendin.

Partia Demokratike e Kosovës, ka punë për të bërë. Ajo duhet që të reformohet mjaftë shumë si subjekt politike, pastaj të dihet fati se çfarë do të ndodh me liderin e tyre, Kadri Veselin, si dhe nëpër pozitat kyçe të kësaj partie të vendosen emra të rinj, e tek më vonë të synon që të qeverisë me vendin.

PDK-ja, duhet larguar nga partia të paktë dhjetëra persona, duke filluar me nënkryetarin e saj, që përveç zhvatjes së buxhetit të Kosovës, nuk i solli asnjë dobi tjetër, Rexhep Hotin, pastaj disa emra të tjerë të njëjtë sikurse Hoti, që vetëm kanë përfituar materialisht në krah të PDK-së dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kur të ndodhin këto reforma në këtë parti, atëherë të dihet edhe se çfarë do të ndodh me Kadri Veselin nga Gjykata Speciale, mund të shpresojmë në një parti që vërtet do të punoj për shtetin e Kosovës.

Në këtë kohë, futja e PDK-së në Qeveri, vetëm se do të kamuflonte edhe më shumë shtetin e varfër të Kosovës.

Përveç ndonjë pazari me postin e Presidentit, dhe ndonjë përfitimi tjetër për vetën e tyre, Kosova nuk do të përfitonte asgjë nga futja e PDK-së në Qeveri në këtë kohë.

Kriza vetëm sa do të thellohej, andaj krizë për krizë, e kemi AAK-në që mezi po pret ta rrëzon Qeverinë duke e kushtëzuar me postin e Presidentit.

Megjithatë, në këtë kohë, AAK-ja përveç përfitimeve që po i bën për vete dhe anëtarësinë e saj duke u gjetur punë në institucione, nuk është që Kosova dhe rinia që duan të migrojnë po përfitojnë prej tyre.

Kryeministri Hoti duhej të mos shantazhohej nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe të lihej të punoj i qetë në misionin e tij!

Pavarësisht se AAK-ja, do të vazhdoj të qëndroj në Qeveri deri në momentin e zgjedhjes së Presidentit, që atëherë do të shpërthej, o do ta zgjedh Ramushin President ose do të largohej nga Qeveria.

Por kjo nuk bën ta zmbraps Hotin. Ai duhej të punoj edhe me presionin e Ramushit, por edhe pa AAK-në në Qeveri.

Dihet mirë që Kosovën nuk mund ta qeverisë vetëm një parti politike, e kjo për faktin se duhej të ketë të paktën gjysmën e deputetëve të saj, megjithatë as AAK-ja e as PDK-ja, sikurse që nuk është as Nisma me AKR-në nuk do duhej farë të qeverisin më Kosovën.

Por kjo po ndodh falë mosmarrëveshjeve të dy subjekteve të para aktualisht në Kosovë LDK-së dhe LVV-së, e që për fatin e zi të Kosovës, po përfitojnë partitë që për 20 vjet me radhë e kanë gërryer Kosovën!

Zgjedhjet e radhës duhet të jenë mësim, sidomos për LDK-në dhe LVV-në, ose duhej të bashkohen e të qeverisës bashkë, ose më kurrë nuk do duhej të votoheshin nga qytetarët.

Kosova po humb derisa partitë politike po bëjnë ‘trika’ që si të përfitojnë më shumë pushtet e më shumë para për xhep!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat