Flasin për “Bota sot” nga Gjykata Speciale, ky është komenti i tyre për dosjet në zyrat e OVL-UÇK-së

Politika

Flasin për “Bota sot” nga Gjykata Speciale, ky është komenti i tyre për dosjet në zyrat e OVL-UÇK-së

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 23 shtator 2020 Në ora: 19:09
Ilustrim

Në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dorëzuar mijëra dosje nga persona të panjohur.

Por, ende nuk është zbuluar se kush fshihet pas këtyre dosjeve.

Ndërkaq, nga OVL-UÇK-ja shprehen se këto dosje i përkasin Gjykatës Speciale.

Ditë më parë, kreu i kësaj organizate, Hysni Gucati, ka deklaruar se këto dosje të dorëzuara janë dokumente zyrtare të Gjykatës Speciale. Si dhe, ai ka thënë se këto dokumentet janë marrë nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

Njëjtë ka deklaruar, edhe Tomë Gashi, avokati i autorizuar nga zyrtarët e OVL-UÇK-së.

“Vërtetohet se këto janë dokumente të Speciales, sepse kjo është logoja e Speciales. Vërtetohet se këto dokumente janë të tyre edhe në herën e parë. Me këshillën time, kryetari ka vendosur t’ua dorëzojë atyre. Meqenëse ata e kanë vërtetuar se ata janë dokumente të tyre”, ka thënë Gashi para mediave.

Lidhur më vërtetësinë e këtyre dokumenteve, gazeta “Bota sot” ka komunikuar me zyrën për media të Dhomave të Specializuara.

“Bota sot” ka parashtruar pyetjen se a i përkasin këto dosje Gjykatës Speciale?, ata e kanë konfirmuar se janë në dijeni të raportimeve të mediave për këtë çështje, por nuk kanë dashur të bëjnë asnjë koment.

“Ne i kemi parasysh raportimet e mediave për këtë çështje. Nuk kemi asnjë koment për të bërë”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të Dhomave të Specializuara dhënë gazetës "Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat