Heshtja e Hotit skeptike dhe e paqartë për pikën 10, rreth njohjes reciproke të Kosovës dhe Serbisë

Politika

Heshtja e Hotit skeptike dhe e paqartë për pikën 10, rreth njohjes reciproke të Kosovës dhe Serbisë

Nga: D.B. Më: 24 shtator 2020 Në ora: 15:49
Avdullah Hoti

Kryetari i SHBA-së Trump gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve te Bashkuar përmendi edhe takimin e 4 shtatorit 2020 të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë duke thënë: ”Këtë muaj ne arritëm një marrëveshje paqeje midis Serbisë dhe Kosovës”.

Kjo na bën të dyshojmë për të mirë, se, mos pika 10 misterioze për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë është e nënshkruar nga pala serbe e pastaj është fshehur kjo pike e rri larg opinioneve serbe e kosovare.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se Serbia në Uashington do ia shesë SHBA-së njohjen e Kosovës, kllap dollarët për Serbinë dhe ja njohja e Kosovës nga Vuçiqi.

Image
Sulejman Mehazi

“Mos ndoshta 4 miliardë dollarët e SHBA-së dhënë Serbisë e kanë bërë që pika 10 e njohjes të nënshkruhet nga Serbia e të tërhiqet për shkak rebelimit të nacionalisteve serb. Mendoj se është e pamundur që SHBA-ja t'i jep 4 miliard dollarë armikut të vet Serbisë, kurse Kosovës mike t'i jep vetem100 milion dollarë. Kjo na detyron të mendojmë se njohja e Kosovës nga Serbia është blerë nga SHBA-ja me 4 miliardë dollarë, kjo njohje e Kosovës nga Serbia do vërtetohet më vonë, pas disa muajve e jo tani. Edhe heshtja e Hotit është skeptike dhe e paqartë për pikën 10 për njohje reciproke të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat