Paralajmërohet se edhe ky shtet mund ta njoh Kosovën së shpejti

Politika

Paralajmërohet se edhe ky shtet mund ta njoh Kosovën së shpejti

Nga: Arbnore Zhushi Më: 24 shtator 2020 Në ora: 19:23
Alon Ben-Meir

Delegacioni qeveritar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i kryesuar nga emisari Richard Grenell, pas vizitës në Kosovë e Serbi, do të udhëtojë edhe në Greqi.

Siç ka njoftuar ambasada amerikane, vizita e delegacionit ka për qëllim për të avancuar bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik.

Jo të paktë janë zërat se vizita e Grenellit në Greqi, mund të sjellë edhe një njohje për shtetin e Kosovës, pas asaj nga Izraeli.

Këtë mundësi nuk e përjashton as profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir.

Duke folur në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Ben-Meir ka thënë se nuk ka ndonjë pengesë specifike midis dy vendeve.

Sipas tij, Athina mund të njoh Kosovën, duke marrë parasysh tensionet e saj me Turqinë, e cila dëshiron të josh Kosovën.

“Është e mundur që Greqia të njohë Kosovën, dhe nuk ka ndonjë pengesë specifike midis dy vendeve. Duke qenë se Turqia dëshiron ta joshë Kosovën në orbitën e saj dhe duke pasur parasysh mosmarrëveshjen midis Greqisë dhe Turqisë, Athina mund të ndërmarrë një veprim të tillë dhe të njohë Kosovën në një përpjekje për ta sjellë atë më afër sferës perëndimore. Kjo mund të jetë një surprizë”, ka thënë ai./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat