“Deklarata e Kurtit për 50%, vetëm dëshirë e tij”

Politika

“Deklarata e Kurtit për 50%, vetëm dëshirë e tij”

Nga: A.Morina Më: 24 shtator 2020 Në ora: 20:55
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditë më parë ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme të vendit do të i fitoj 50% të votave.

Kurti më tej, tha se kjo mund të arrihet lehtë me bashkimin e forcave politike me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin. Pasi kjo e fundit, disa ditë më parë edhe zyrtarisht u largu nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Për këtë deklaratë të Kurtit, ka pasur reagime të shumta nga njohës të çështjeve politike në vend dhe nga fytyra publike. Disa prej tyre e kanë demantuar Kurtin duke thënë se kjo është e pamundur, e disa prej tyre kanë shfaqur mbështetje ndaj tij, duke thënë se kjo mund të arrihet.

Nexhat Haziri, njohës i çështjeve politike, në një prononcim për “Bota sot” tha se kjo është çështje e dëshirave të Albin Kurtit dhe pjesë e strategjisë së tij politike.

“Deklarata e Kurtit se ai së bashku me Vjosa Osmanin do t’i fitojnë 50% të̈ votave në zgjedhjet e ardhshme kurdo që do të mbahen ato, është çështje dëshirash dhe pjesë e strategjisë̈ së tij për ta mbajtur entuziazmin tek mbështetësit e tij në këtë kohë kur popullariteti i kryeministrit aktual, Avdullah Hoti po shënon ngritje”, u shpreh Haziri.

Ai ndër të tjera tha se sistemi zgjedhor në vend dhe numri i madh i subjekteve politike e pamundëson që një subjekt të marrë 50% të votave.

“Vet sistemi zgjedhor në vend dhe numri i madh i subjekteve politike e pamundëson që një subjekt politik, qoftë edhe koalicion të marrë 50% të votave që do t’i garantonte një qeverisje të vetme, çka do ẗë ishte e rrezikshme për demokracinë tonë të re.

Ky sistem i ka bërë mirë vendit, pasi parandalon ambiciet autokratike te liderëve siç është Kurti, që lehtë mund të rrëshqasin në diktator”, shtoi tutje Haziri, përcjell “Bota sot”.

Ai për fund tha se  kjo deklaratë nuk përkon me realitetin, por është më shumë për konsume të brendshme partiake.

“Deklaratat e tilla janë thjeshtë për konsume të brendshme partiake dhe marketing politik, e larg nga realiteti”, deklaroi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat