Analisti politik: Gjykata nuk ka mundësi të zhbëhet, edhe pse do të ketë tentativa të tilla

Politika

Analisti politik: Gjykata nuk ka mundësi të zhbëhet, edhe pse do të ketë tentativa të tilla

Nga: A.SH Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:06
Gjykata Speciale

Sot është bërë arrestimi i parë nga Gjykata Speciale.

Më parë kishte tentativa për zhbërjen e saj, mirëpo për ta zhbërë këtë nuk ka mundësi.

Kështu thotë analisti Faton Mehmeti duke komentuar për “Bota sot”, edhe pse do të ketë tentativa, kjo nuk ka mundësi të zhbëhet.

“Gjykata nuk ka mundësi të zhbëhet, edhe pse do të ketë tentativa të tilla. Në këtë sens e shoh Gjykatën Speciale në goditur nga ata që pritën të jetë të arrestuar, mirëpo zhbërja nuk mund të ndodh për asnjë arsyje”, thotë ai.

Image
Faton Mehmeti

 

Sipas tij, kjo është produkt ndërkombëtar për ta paraqitur si sukses në Kosovë dhe se Thaçi do nxit reagime dhe tentime për zhbërje, por pa sukses

“Gjykata Speciale është produkt ndërkombëtar si shansë e fundit për ta paraqitur si sukses në Kosovë, duke qenë se UNMIK dhe EULEX kanë dështuar në sistemin e drejtësisë. Thaçi do nxit reagime dhe tentime për zhbërje, por pa sukses”, përfundon Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat