Jeta nën ankthin e Gjykatës Speciale – kujt po i lëvizë dheu nën këmbë?

Politika

Jeta nën ankthin e Gjykatës Speciale – kujt po i lëvizë dheu nën këmbë?

Nga: N.Sh. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 09:12
Gjykata Speciale

Ishte 11 shtatori, kur gazeta “Bota sot” kishte raportuar se Gjykata Speciale së shpejti do të fillojë me aksionet e para.

E tëra kjo ka ndodhur pas publikimit të dokumenteve që persona të panjohur po i dërgojnë në zyrat e OVL-UÇK-së.

Këto dokumente po pretendohet se janë të Gjykatës Speciale, ku është cilësuar si tentim frikësimi nga dëshmitrëve.

Megjithatë, shkrimi i botuar në “Bota sot” u konfirmuar gjatës ditës së djeshme kur u arrestuar Sali Mustafa.

Burimi i gazetës “Bota sot” ka thënë se edhe gjatë ditëve të ardhshme Gjykata Speciale do të vazhdon aksionet e saj për arrestimin e personave të tjerë të dyshuar.

Disa ditë më parë, një person i panjohur thuhet se ka dërguar  katër mijë dosje të Gjykatës Speciale në zyrat e OVL-UÇK-së.

Këto dosje, i kishte dërguar një njeri me maskë dhe kapelë, e që deri tash mbetet akoma mister se kush ishte ai.

Gjithashtu mister mbetet edhe për dosjet se ku i mori ato.

Pas kësaj, në zyrat e OVL-UÇK kanë vazhduar të dërgohen edhe dosje të tjera konfidenciale.

Megjithatë ndodhi një skandal me publikimin e këtyre, pasi që, me anë të publikimit të dosjeve, u cilësua se po shantazhohen dhe kërcënohen dëshmitarët e Gjykatës Speciale.

Kjo është tentativa e radhës nga ana e të akuzuarëve potencial, që po tentojnë të dëmtojnë punën e kësaj Gjykate, e në veçanti po tentojnë të frikësojnë ata që po kërkojnë drejtësi për 20 vjet, si dhe dëshmitarët të cilët në çështje penale konsiderohen si prova kyçqe për ndriçimin e një rasti, thënë më ndryshe kjo veç e forëcon dyshimin që kryesit e këtyre veprave të njohura si vrasjet e pasluftës veç janë në dijeni që ndriçimi i këtyre rasteve është afër, ngase po të ishin të pafajshëm pse do të merrnin veprime të tilla!?

Pra, skena politike në Kosovë ka filluar të tronditet me arrestimet e Gjykatës Speciale, por jo vetëm.

Edhe ushtarët e UÇK-së, pas arrestimit të parë, kanë filluar të jetojnë nën ankth, se kush mund të jetë i arrestuari i radhës.

Ajo që dihet është se, Gjykata Speciale do të vazhdoj me arrestime, gjykime e dënime.

Shpresojmë të gjykohen drejtë, të pafajshmin të lirohen e përgjegjësit e mundshëm për vrasje e vepra të tjera kriminale të marrin dënimin e merituar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat