Gjukanoviq: Kosova është në proces të hyrjes në KB, disa besojnë për kompensim në Mal të Zi

Politika

Gjukanoviq: Kosova është në proces të hyrjes në KB, disa besojnë për kompensim në Mal të Zi

Nga: D.G. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 12:26
Milo Gjukanoviq

Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në një intervistë gazetën "Jutarnji list" të Zagrebit, ka alarmuar për planet e politikës serbomadhe.

Duke komentuar faktin se blloku qeverisës janë marrë vesh për ndarjen e funksioneve me ndërmjetësimin e metropolitit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) Amfilohije, Gjukanoviq thotë:

- Kjo është sjellje mjaft konsekuente e shumicës së re parlamentare. Është më se e qartë se KOS-i jo vetëm që ështe përfshirë në mënyrë të papërshtatshme në zgjedhje, por ishte edhe aktori politik më aktiv. Kisha Ortodokse Serbe është në vazhdimësi instrument i nacionalizmit serbomadh dhe interesave perandorake ruse në Ballkan. Këtë herë thjesht e bëri këtë hapur. Pas zgjedhjeve, një nga zëdhënësit e Kishës Ortodokse Serbe tha se Kisha Ortodokse Serbe do të tërhiqej nga jeta politike, me çka vetëm e konfirmoi të gjithë këtë. Mirëpo, eprorët e tij padyshim nuk ishin dakord me këtë, kështu që ata treguan se kush pyetej. Ata vendosën se kush do të ishte bartësi i asaj politike, gjë që pranua edhe nga kandidati për kryeministër, Zdravko Krivokapiq. Por, është realiteti ynë me të cilin duhet të përballemi në mënyrë që të ruajmë Malin e Zi si një shtet civil dhe laik me një demokraci multietnike dhe vlera evropiane.

Gjukanoviq shpjegoi gjithashtu sa reale janë spekulimet për kompensimin e Serbisë për humbjen e Kosovës me koncesione në lidhje me Malin e Zi dhe Republikën Serbe?

- Në skenën globale, gjithçka po ndryshon me shpejtësi, përveç realitetit të pafavorshëm ballkanik. Është ky, jam i bindur, një nga perceptimet e gabuara të Ballkanit. Ballkani ka qenë gjithmonë në vijën e parë të interesave të ndryshme globale. Disa vjet më parë, ishim nën goditjen nga interesat ruse, të cilët donin të parandalonin Malin e Zi nga anëtarësimi në NATO. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë që interesat serbomëdha të mos jenë ëndërruar plotësisht. Ende nuk kam lexuar asnjë mohim të vetëm nga ndonjë adresë relevante në Beograd. Procesi i hyrjes së Kosovës në Kombet e Bashkuara është duke u zhvilluar, kështu që ata që ushqejnë aspiratat e Serbisë së Madhe mund të besojnë në ndonjë kompensim në kurriz të Malit të Zi dhe Republikës Serbe. Të gjitha këto janë ëndrra dhe iluzione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat