Dy dekada me krime e hajni zyrtare, s’ka shpresa për njohje të reja të Kosovës

Politika

Dy dekada me krime e hajni zyrtare, s’ka shpresa për njohje të reja të Kosovës

Nga: Hava Orana Xhukolli Më: 25 shtator 2020 Në ora: 21:10
Ilustrim

Në marrëveshjen e Uashingtonit më 4 shtator, para pak javësh, mes tjerash është garantuar edhe një njohje për shtetin e Kosovën. Është njohja nga shteti i Izraelit. Kjo njohje ka ardhur pas shumë kohësh prej kur Kosovën e ka njohur shteti i fundit. Xhamajka e ka njohur Kosovën në muajin shkurt të këtij viti, derisa para tij ishtin ishujt Barbados që kishin njohur Kosovën dy vite më parë, në 10 vjetorin e pavarësisë. Kësisoj, fusha e njohjeve për Kosovën ka ngecur mjaftë shumë.

Gazeta ka kontaktuar disa deputetë nga partitë politike lidhur më keto ngecje, megjithatë ata nuk e kanë komentuar këtë ҫështje.

Me angazhimin amerikan pavarësia e Kosovës u njohë nga dhjetra shtete

Image
Idriz Zeqiraj

Ndërkaq publicisti dhe opinionisti Idriz Zeqiraj përmend kohën kur Kosova fillimisht është njohur nga dhjetëra shtete.

“Me ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Bush (junior), në shkurt 2008, u shpallë Pavarësia e Kosovës. Me angazhimin amerikan dhe aleatëve të tij, pavarësia e Kosovës u njohë, në start, nga dhjetra shtete. Me këtë rast, ndërkombëtarët dorëzuan shumë nga kompetencat "komandantëve" kriminelë e korruptivë të Kosovës. Megjithatë, BE-ja dhe bota demokratike përgjonte, nga afër e larg, administrimin e shtetit më të ri”, thekson Zeqiraj.

Tutje ai thotë se  ‘komandantët" e babëzitur, të trimëruar nga dështimet e UNMIK-ut dhe të Tribunalit të Hagës, në bërjen e drejtësisë, vazhduan, shpengueshëm, me krimin vrastar të dëshmitarëve; privatizimet me përfitimet milionshe; tenderimet paushalle korruptive; haraçin e dhunshëm; emërtimet në institucionet vitale të pjesëtarëve të bandave të "komandantëve"; uzurpimet e pronave shtetërore , shoqërore dhe private, përfshi edhe ato të minoriteteve’.

“Këtë e dëshmon edhe ambasadori anglez, Luari 0`Conor, mik i shqiptarëve: "Gjyshërit serbë të bashkëshortës sime, u vranë nga pjesëtarët e UÇK-së, për t`ua marrë banesën!" Veprimet e ngjashme dhe të tjera kriminale, trupi diplomatik ua ka përcjellur dhe ua përcjellin, në vijimësi, shtetve të tyre. Një praktikë e tillë informacioni, e shohim edhe nga dokumentacioni i ruajtur, në akivat botërore, në raportimet e diplomatëve, në shekujtë e shkuar, kryesisht, ambasadorët dhe konsujtë, drejtuar shteteve të tyre”, thekson ai.

Publicisti Zeqiraj thotë se përfaqësues të shteteve, në veçanti, të Quintit, të institucioneve përkatëse, evropiane e botërore, kanë apeluar që shtetarët e pushtetarët e Kosovës, ta luftojnë krimin dhe korrupsionin.

“Kosova një banana-shtet!”

“Por, zyrtarët shtetërorë dhe drejtuesit partiakë të Kosovës, en bloc, me mospërfillje, deri në idiotësi dhe rrugaçëri, kanë reaguar, cinikisht dhe poshtërsisht, se "ndërkombëtarët, Evropa po na diskrediton, se ne i kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për liberalizimin e vizave" dhe broçkulla tjera, tërësisht, falsifikuese, të rrejshme. Sollem këtë fakt, sepse liberalizimi i vzave, ishte barometër edhe i njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë që gjykatat e Kosovës kanë stivuar e arkivuar 720 mijë dosje me lëndë gjyqësore të pazgjidhura. Prej tyre 320 mijë janë cilësuar për zgjidhje parësore. Por, kamuflonin e mashtronin, duke i zvarritur proceset nga viti në vit, për ta pritur parashkrimin e tyre, pra mbylljen e dosjeve kriminale gjithëfarëshe. Edhe pse krimit nuk i skadon afati”, thotë Zeqiraj për “Bota sot”.

Zeqiraj thotë më tutje se për ngecjen dhe tërheqjen e njohjeve, fajtore është kasta drejtuese pushtetare. Për dy dekada krime e hajni zyrtare. Dhe, megjithatë, krimi dhe kriminelët mbetën në kupolë të shtetit dhe të pushtetit!

“Kosova një banana-shtet! Edhe populli nuk mund të shfajësohet, sepse është pajtuar të jetojë me krimin dhe kriminelët. "Siç është mbreti, është mileti!" Maskarada e dosjeve, denoncimeve, akuzave, për krime faktike dhe lirimeve pa ndëshkime, vazhdon për 20 vjet radhazi. Dëshmi janë varret e shtatorët e vrasjeve politike, të atdhetarëve të devotshëm, me qëllim të marrjes dhe të mbajtjes të pushtetit me dhunë. Megjithatë, krimi dhe kriminelët mbrohen, cinikisht e pacipërisht, madje, kolektivisht! Një degradim skajor i një popullil, që pranon skllavërinë politike në shekullin digjital! Tmerr e turp”, thotë tutje Zeqiraj.

Ai thotë më tutje se shpresat nga qeveria aktuale për njohje të reja, janë të pakta.

“LDK-ja, u ndodh para shantazhit të PDK-së, me dosjet e SHIK-ut”

“Shpresat që qeveria aktuale të dalë nga ngujimi mohues i njohjeve, janë të vagëta, të pakëta. BE-ja është e qartë në kërkesat e saja, për plotësimin e dy kushteve bazike, si: luftimi i krimit të organizuar, përfshi edhe qindra vrasje të kundërshtarëve politikë dhe korrupsionit masiv. Pa plotësimin e këtyre kushteve, nuk ka shtet ligjor. Dhe, me një shtet të tillë rrumpallë, hallakamë, nuk ka interes për bashkëpunim e njohje nga bota. LDK-ja, si kryesuese e qeverisë, duke hyrë në koalicion me partitë e PAN-it, të cilat "në fondamentin e tyre kanë krimin dhe korrupsionin", është jashtë çdo logjike të plotësojë dy kushtet në fjalë, kur partnerët e saj janë bartësit e krimit dhe hajnisë zyrtare, për dy dekada radhazi. Këtë pamundësi LDK-ja e pranoi, kur hoqi 6 (gjashtë) pikat kryesore, të programuara për qeverinë e koalicionit me LVV. Sepse do të ishte iluzive që kriminelët ta ndëshkojnë vetëvetën”, thotë Zeqiraj.

Publicisti Idriz Zeqiraj thotë se, këtë fakt, edhe pse nuk e përmend deputeti dhe kuadri i lartë i Kancelarës Merkel, ai shfaqë ndjesinë e mirëkuptimit për qeverinë Hoti dhe lënë të hapur dhurimin mëshirues të liberalizimit të vizave, për Këshëndella, në prag të ndërrimit të moteve.

“Për ndryshim nga qeveria paraprake Kurti, që kishte programuar luftën e pakompromis kundër krimit dhe të hajnisë zyrtare, duke mos e ndjerë nevojën e mëshirës, punonte për plotësimin e kushteve të BE-së. Nisma e shkarkimeve të bordeve partiake e nepotike, më vonë edhe lirimin e terminaleve, ishte tregues faktik se ndryshimi po bëhej dhe njohjet e shtetit të Kosovës do të pasonin. Por, LDK-ja, më sakt, klani brenda Kryesisë Qendrore, u ndodh para shantazhit të PDK-së, me dosjet e SHIK-ut të saj dhe frikës të humbjes të bizneseve, nga reformat e ngutshme që filloi qeveria Kurti. Për rrjedhojë, shantazhi dhe frika që kishte klani në fjalë, përshpejtojë rënien e qeverisë Kurti. Të gjitha tjerat janë broçkulla. Aktualisht, shpresë e thyerjes të bllokadës të njohjeve është Amerika mike, e cila është e paparashikueshme në angazhimet e saj, për ta kthyer të pamundurën, në mundësi. Lë të shpresojmë për më të mirën për Kosovën tone”, thotë publicisti Zeqiraj për “Bota sot”.

“Kosova pati arritur ta dëmtojë imazhin e saj në diplomaci”

Image
Leon Duhanaj

Ndërkaq, njohësi i ҫështjeve politike, Leon Duhanaj thotë se avancimi i Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare ka dalë të jetë shumë me sfidues nga që me gjasë nga shumë çarqe të politikës edhe është pritur.

“Me përjashtim të periudhës fillestare nga shpallja e pavarësisë, me vonë gjendja ka ardhur duke u dobësuar dukshëm. Për mendimin tim, në radhë të parë, duhet ta kuptojmë se në marrëdhëniet ndërkombëtare vendimet e shumë akterëve varën nga interesat gjeostrategjike të shteteve në fjalë, si dhe shteteve të cilave kanë ndikim në to. Problem tjetër që është po ashtu i madh, është edhe qasja joserioze e qeverive në Kosovës karshi diplomacies”, thekson Duhanaj.

Sipas tij, nëse i bëjmë një analizë shërbimit diplomatik të Kosovës, atëhere do ta kuptojmë  se të paktën mbi 80% e përbërjes së trupit diplomatik, është e përbërë nga baza nepotiste dhe klienteliste, shto kësaj edhe përfaqësues politik deri në minostër të dobët, siç ishte posaqërisht viteve të fundit.

“Kosova madje pati arritur ta dëmtojë imazhin e saj në diplomaci, sa që nuk kishte fare takime bilaterale me shtete të tjera, pps disa shteteve në regjion. Qeveria e re, ka filluar hapjen dhe qasjen normale në marrëdhëniet ndërkombëtare, por që ënde nuk është e mjaftueshme. Kosova, duhet të filloj përgatitjet për kontaktet lobuese tek shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, e posaqërisht tek 5- ja e BE-së e cila është me rëndësi jetike. Tashmë pasi kemi njohjen  nga Izraeli, kemi një mundësi të re për t'i bindur shtetet hezituese”, vlerëson Duhanaj për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat