Arrestimi i Gucatit dhe Haradinajt, juristi jep paralajmërimin: Ja çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim

Politika

Arrestimi i Gucatit dhe Haradinajt, juristi jep paralajmërimin: Ja çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim

Nga: N. H Më: 25 shtator 2020 Në ora: 23:36
Arrestimi i Hysni Gucati

Sot është bërë arrestimi i kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe zv.kryetarit të OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj nga njësitet speciale të EULEX-it.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj është arrestuar nga Policia e EULEX-it.

Para mediave, Nasim Haradinaj ka thënë se hetuesit e Speciales i kanë thënë se është i arrestuar.
Haradinaj nuk ka pranuar që të futet në veturën e hetuesve të Speciales dhe ka pritur derisa kanë ardhur pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati sot është arrestuar nga Policia e EULEX-it. Ndërsa, një ditë më parë është arrestuar edhe ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa dhe është dërguar në Hagë.

Juristi dhe njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, është shprehur se tashmë me Gjykatën Speciale dhe aktakuzat që do ngritën ditëve në vazhdim duhet të mësohemi.

Burjani është i mendimit se më këtë gjykatë duhet edhe të bashkëjetojmë, përcjellë “Bota sot”.

Ai madje paralajmëron se kjo është faza e ndjeshme e ngritjes së aktakuzave dhe dërgimi i të akuzuarve në Hagë.

Image
Blerim Burjani

“Kosova duhet të mësohet, të bashkëjetojë me Gjykatën Speciale, kjo gjykatë është e votuar nga Kuvendi i Kosovës, dhe tash e ka filluar fazën e konfirmimit të aktakuzave, pra tash do të ketë gjëra të shumta të kësaj natyre të arrestimeve. Fatkeqësisht, kjo gjykatë është vendore me seli në Hage, votimi i saj ka bërë të mundur se si sot të ketë edhe shumë spektakle e arrestime tjera. Kjo duhet të ndodhë me vullnetin, por jo edhe me ikje nga drejtësia, në të kundërtën do të ketë plotë spektakël të EULEX-it, pra tash ka ardhë faza e ndjeshme ngritja e aktakuzave dhe dërgimi në Hagë”, ka thënë Burjani.

Tutje, ai ka bërë me dije se Ushtria Çlirimtare Kosovës (UÇK), ka bërë luftë të pastër e të drejtë.

Sipas Burjanit, në Hagë do jenë nën përgjegjësitë individuale.

“Tash duhet të ketë durim. UÇK-ja ka bërë luftë të drejt çlirimtare. Në Hagë do të mbrohet pastërtia e luftës së individëve, por jo edhe UÇK-së. UÇK ka bërë luftë të pastër për lirin e Kosovës, të gjithë individët që merren nga tribunali janë në përgjegjësi individuale e individëve gjatë luftës dhe nuk kanë të bëjnë me UÇK-në dhe luftën e saj të shenjet për liri, pavarësi dhe demokraci”, ka thënë për gazetën “Bota sot”, njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat