Sfida e radhës e Kosovës në Bruksel, Serbia me “avazin” e vjetër

Politika

Sfida e radhës e Kosovës në Bruksel, Serbia me “avazin” e vjetër

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 26 shtator 2020 Në ora: 09:03
Ilustrim

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdoj të hënë me 28 shtator, përkundër ishte paralajmëruar që do të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq , një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, i cili ka thënë se në këtë takim nuk do të bisedohet për Asociacionin.

Analisti politik, Nijazi Halili, në një prononcim për “Bota sot”  ka thënë, Halili ka thënë se pala serbe nuk ka as një arsye të bllokoj dialogun për Asocionin e Komunave Serbe.

Image
Nijazi Halili

“Është e vërtet se pala serbe është regjeneruese e krizave dhe faktor i  destabilitetit në rajon, por marrëveshja  e arritur e  Ëashingtonit, i hapi rrugën palës serbe me investime  enormë në krahasim me palën kosovare. Andaj, pala serbe nuk ka as një arsye të bllokojë dialogun e 27 shtatorit për Asocionin e Komunave Serbe”, ka deklaruar Halili për “Bota sot”.

Berisha: Pengesa do të ketë shtyrje të iniciuara nga pala serbe

Ndërkaq, politologu Ejup Berisha, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka theksuar se Serbia nuk ulet në tavolinën e bisedimeve nëse nuk ka ndonjë përfitim nga bisedimet.

Image
Ejup Berisha

“Serbia është subjekt i vështirë dhe problematik për dialog për shkak të tendencave që përherë të nxjerr maksimumin nga çdo dialog apo bisedim që e zhvillon. Serbia nuk ulet në tavolinën e bisedimeve nëse nuk ka ndonjë përfitim nga bisedimet. Kjo në aspekt të interesave të saj shtetëror dhe kombëtar është në rregull por në aspekt të zgjidhjeve afatgjate nuk është në rregull”, ka potencuar  ai për “Bota sot”

Po ashtu, Berisha ka kritikuar palën e Kosovës, ku ka thënë se më shumë iu intereson që në sytë e subjekteve ndërkombëtare që të duken se janë koperativ konstruktiv.

 “Për dallim prej subjekteve shtetërore të Kosovës të cilët kur të ulen në tavolinën e bisedimeve të cilët mbajnë llogari vetëm se për interesat karrieriste të tyre dhe jo aq shumë për interesat shtetërore dhe kombëtare. Individët kosovar që janë pjesë e provesit negociues ju intereson më shumë që në sytë e subjekteve ndërkombëtare që të duken se janë koperativ konstruktiv dhe të dëgjueshëm. Kjo nuk i ka sjellur asnjëherë rezultatet e pritshme dhe të domosdoshme për realizimin e interesave shtetëror dhe kombëtare të popullit shumicë të Kosovës.”, ka thënë Berisha për “Bota sot”.

Më tej, ai vlerëson se do të ketë pengesa deri sa Serbia nuk arrin t`i realizoj në maksimum interesat dhe pritjet nga bisedimet.

“Edhe me rastin e marrëveshjes për asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës Republika e Serbisë do të mundohet ta nxjerr maksimumin e përfitimeve në interes të saj e jo edhe të palës kosovare. Pengesa do të ketë shtyrje të iniciuara nga pala serbe do të ketë siç thash derisa Serbia nuk arrin ti realizoj në maksimum interesat dhe pritjet e saja nga bisedimet. Asociacioni do t`i mundësoj Serbisë të ketë indirekt një lloj ndikimi mbi rrjedhat politika dhe gjitha rrjedhat e tjera në pjesën Veriore të Kosovës. Apo Serbia do të mundohet ti ketë vasalët e saj në krye të Asociacionit të komunave serbe në Veri më qëllim që të ketë ndikim sa më të madh në atë pjesë të territorit të Kosovës”, ka deklaruar “Berisha për “Bota sot”

Po ashtu, ai ka cilësuar se në procesin e arritjes së marrëveshjeve pala e Kosovës duhet të jetë më aktive dhe më e zëshme me qëllim të mbrojtjes së interesave strategjike shtetërore dhe kombëtare të saj.

“Nga ana tjetër edhe pala kosovare do të duhet të bëj përpjekje që ta shtrij ndikimin e saj në atë çështje me qëllim që të mund ta shtrij ndikimin dhe sovranitetin e saj shtetëror në Veriun e saj që mungon që nga vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Një shtet është sovran dhe i pavarur nëse autoriteti i saj është prezent në çdo cep të territorit të saj. Në procesin e arritjes së marrëveshjeve pala kosovare duhet të jetë më aktive dhe më e zëshme me qëllim të mbrojtjes së interesave strategjike shtetërore dhe kombëtare të saj. Kjo do t`ia ngushtonte hapësirën manovrike palës serbe dhe do t`i përmirësonte pozicionet negociuese të palës kosovare. Asociacioni do të mbetet pjesa më e vështirë dhe më e komplikuar në procesin e negocimit tre palesh”, ka përfunduar Berisha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat