Kurti bashkë me Vjosën a do t’i fitojë 50% të votave? Ja si reagon analisti politik

Politika

Kurti bashkë me Vjosën a do t’i fitojë 50% të votave? Ja si reagon analisti politik

Nga: A.Morina Më: 26 shtator 2020 Në ora: 12:06
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Debati nësë Lëvizja Vetëvendosje do të mund të arrijë të i fitoj 50% të votave në zgjedhjet e ardhshme po vazhdon ende.

Kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti po deklarohet në media se ai do të arrij të i grumbulloj 50% të votave në zgjedhjet e ardhshme që priten të mbahen në vend.

Këtë shifër të votave, Kurti po synon ta marrë në koalicion me Vjosa Osmanin, e cila pak ditë më parë u largua nga LDK-ja.

Kësisoj me këtë̈ shifër këta të fundit, do të mund të udhëheqin vendin pa pasur nevojë për votat e partive të tjera.

Njohësit politik në vend këtë deklaratë të Kurtit, e kanë parë si tendecioze pasi është shumë e vështirë ose e pamundur të arrihet duke u bazuar në numrin e madh të partive.

Leon Duhanaj, analist politikë në një̈ prononcim për “Bota sot” u shpreh se kjo nuk është gjë tjetër pos propagandës promovuese të Kurtit.

Madje, Duhanaj metodat politike të kreut të Vetëvendosjes i krahasoi edhe me metodat e politikes serbe.

“Në fakt Kurti praktikon metodat e politikes serbe, e cila bazohet mbi krijimin e opinioneve mbi gënjeshtra. Citat "Rrej sa më shumë, në mënyrë që kjo rrenë të besohet si e vërtetë"”, u shpreh Duhanaj.

Ai bile tha se numrin e votave në zgjedhjet e tetorit, VV i ka fituar përmes krijimit të opinioneve të rrejshme.

“Kurti bashkë me subjektin e tij, njërën nga metodat për ta rritur numrin e votuesve e kanë përdorur krijimin e opinionit të rrejshëm që VV do të fitojë zgjedhje, përkatësisht mbi 50%. Kjo metodë doli të jetë e suksesshme në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar”, deklaroi Duhanaj.

Për fund, ai tha se Kurti e di se duhet t’i proklamoj majat edhe të pamundshmen që të ndikoj të dal parti fituese.

“Në fakt, edhe Kurti e di që nuk arrinë dot t'i fitojë mbi 50%, por kjo mënyrë e propagandës është treguar efikase në krijimin e pritshmërisë dhe ndikimit të opinionit për fituesit eventual të zgjedhjeve. Ai e di që duhet t'i proklamoj majat edhe të pamundshmën, në mënyrë që të ndikojë që sadopak të dalë parti fituese apo aty afër”, nënvizoi Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat