Ku mbetën 60 mijë veteranë, po ju frynë a?

Politika

Ku mbetën 60 mijë veteranë, po ju frynë a?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 26 shtator 2020 Në ora: 13:52
Pamje nga arrestimi i Hysni Gucati

Arrestimi i kreut të organizatës së veteranëve të UÇK, Hysni Gucati dhe më vonë edhe i Nasim Haradinaj mund të jetë i lidhur me rolin e tyre në luftë, ose me publikimin e dokumenteve sekrete të Gjykatës Speciale.

Tashmë është në duart e drejtësisë për të thënë fjalën e tyre, dhe këtu s’kemi asgjë për të thënë. Ajo që duhet thuhet në këtë rast është: krerët e veteranëve kanë qenë gjithnjë në krah të Hashim Thaçit, pra kanë bërë ndai politike, gjë që ka ndikuar që mos të gëzojnë respektin e mbarë popullit.

Ishin po këta veteranët që dogjën flamurin e propozuar nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova. Janë po këta veteran që nuk lanë njeri që kanë njohur pa e bërë veteranë, duke e quar numrin e tyre me mbi 60 mijë.

Po e marrim si të mirëqenë faktin se janë 60 mijë, pyetja ime është: ku ishin sot këta 60 mijë veteran kur u arrestua kryetari i tyre?

Nuk them të kishin bërë luftë më policinë, por së paku të shprehnin pakënaqësinë. Por jo, të gjitha janë mashtrime.

Për më tepër këta veteran që kanë mbështetur Hashimin, le ta kuptojnë se për të shpëtuar vetën e tij Hashimi e solli këtë Gjykatë, ishte ai që bënte thirrje për ta votuar, dhe i njëjti deklaronte se “kam qenë larg frontit”.

Gabimet e mëdha që kanë bërë krerët e veteranëve sot po e paguajnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat