“Hipokrizi e tmerrshme e burokratëve të Brukselit”, eskalon Daçiq ndaj Lajçakut – përmend asociacionin dhe shqiptarët

Politika

“Hipokrizi e tmerrshme e burokratëve të Brukselit”, eskalon Daçiq ndaj Lajçakut – përmend asociacionin dhe shqiptarët

Nga: F.B Më: 27 shtator 2020 Në ora: 08:20
Lajçak dhe Daçiq

I dërguari special i BE-së për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit Lajçak ka theksuar dje se të hënën do ketë takim( por pastaj në Twiter njoftoi se shtyhet ai takim për shkak të virusit) se dialogu do të vazhdoj me bisedime të ekspertëve por nuk do të ketë bisedime për asociacionin sepse shqiptarët nuk duan bisedime për asociacion, shkruan “Informer”, transmeton “Bota sot”.

Në këtë deklaratë ka reaguar ministri i jashtëm serb Daçiq duke e quajtur hipokrizi të tmerrshme ndërsa Brukselin burokrat, shkruan gazeta.

Lajçak në Twiter njoftoi se edhe pas 7 viteve nga marrëveshja e Brukselit ku parashikohet formimi i asociacionit, kjo temë nuk do të jetë në rend të ditës ankohet ai.

Gazeta publikon edhe njoftimin e Lajçak, “se asociacioni nuk do të jetë në agjendën e bisedimeve, sepse sipas tij njëra palë nuk është e gatshme për të biseduar për atë temë”.

Shefi i diplomacisë serbe Daçiq ka reaguar duke e quajtur skandaloze këtë deklaratë të Lajçakut dhe e quajti hipokrizi të Brukselit që edhe pas shtatë viteve të mos përmbushjes së obligimit për asociacion, nuk ka reagim nga BE.

“E kur do të merremi me çështjen e asociacionit, e pyes Lajçakun... Cili është qëllimi i bisedimeve për çka do qoftë nëse Prishtina nuk e respekton atë që ka nënshkruar!? A do të thotë se edhe atë që ka nënshkruar në Uashington nuk do ta respektoj deh asgjë askujt ?!”, tha Daçiq.

Më pas ai përmendi edhe letrën e “shefes së diplomacisë” së Kosovës që përkundër moratoriumit i ka dërguar letër BeH ku kërkon njohje të shtetit të Kosovës tha ai, duke shtuar se për këtë e ka informuar Vuçiqin e ai Grenellin.

Sipas Daçiq, pas njoftimit, i dërguari special amerikan ka biseduar me Hotin dhe i ka thënë gjithçka që nuk është respektuar marrëveshja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat