Isa Mustafa tha se s’ka vija të kuqe për partinë e Kadri Veselit, vjen përgjigjia e Hazirit: Ky është mashtrimi i LDK-së, VV-së e i PDK-së!

Politika

Isa Mustafa tha se s’ka vija të kuqe për partinë e Kadri Veselit, vjen përgjigjia e Hazirit: Ky është mashtrimi i LDK-së, VV-së e i PDK-së!

Nga: N. H Më: 27 shtator 2020 Në ora: 13:22
Krerët e partive politike, VV, PDK e LDK, foto ilustrim nga "Bota sot"

Isa Mustafa, i ardhur në krye të LDK-së, duke akuzuar PDK-në, përsëri ka hequr vijat e kuqe për partinë e Kadri Veselit. I pari i partisë që qeverisë me vendin ka thënë se vijat e kuqe duhet të hiqen në situatën e tanishme.

E, lidhur me këtë cështje, ka folur njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, duke e komentuar deklaratën e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se subjektet politike në vend edhe me tej s’kanë arritur që të profilizohen.

Sipas tij, partitë politike në vend shpeshherë edhe krijojnë të tilla shakash, të ashtuquajtura “vijat e kuqe”, që në parim thotë se nuk përmbajnë asgjë.

Image
Nexhat Haziri

“Partitë politike nuk kanë arritur që të profilizohen politikisht dhe ideologjikisht, si parti të djathta, të majta, socialdemokrate, liberale demokratike, përjashto këtu LDK-në, por edhe kjo edhe pse e djathtë, herë-herë sillet me politikat e saja si e majtë, të cilat drejtohen apo udhëhiqen nga mentalitetit ballkanik, me bajraktarizëm dhe me liderizëm, me grupe interesash që prodhojnë më pas kësi lloj hajgaresh të ashtuquajturat “vijat e kuqe” për njëra-tjetrën, që në thelmë nuk përmbajnë asgjë parimore, përpos inate të rastit”, shprehet fillimisht Haziri për gazetën “Bota sot”.

Për vijat e kuqe të vendosura për partinë e Kadri Veselit, analisti Haziri thotë se të ketë qenë që nga fillimi kundër. Ndërsa, as tash heqja e tyre nuk i bën përshtypje.

“Them të drejtën unë nuk e kam vlerësuar as në fillim të vënies së këtyre “vijave të kuqe” të LDK-së dhe LVV-së ndaj PDK-së dhe as tani nuk më bënë përshtypje heqja e tyre, kur kihet parasysh se disa herë kemi pasur koalicione partnerësh për qeverisje, koalicione parazgjedhore, por dhe koalicione pas zgjedhjeve, nga më të ndryshimet e që janë quajtur edhe si jo normal, por që kanë funksionuar për një kohë më shumë për interesa të liderëve dhe grupeve të interesit se sa që Kosova ka pasur ndonjë qeverisje të mirë për tu mbajtur në mendje”, ka shtuar Haziri.

Krejt në fund, Haziri thekson se “vijat e kuqe”, ishin dhe mbetën mashtrim i partive politike.

“Andaj “vijat e kuqe” ishin dhe mbetën vetëm mashtrime të rastit që partitë përdorin në fushata elektorale për ta demonizuar kundërshtarin, dhe faktikisht ato nuk përbëjnë asgjë”, ka deklaruar krejt në fund, analisti politik Nexhat Haziri, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat