Dialogu Kosovë-Serbi, Voca: Palët nuk negociojnë si partnerë të barabartë

Politika

Dialogu Kosovë-Serbi, Voca: Palët nuk negociojnë si partnerë të barabartë

Nga: A.M. Më: 27 shtator 2020 Në ora: 15:14
Ilustrim

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Mirsad Voca, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se shpërblimet ndaj Serbisë vetëm do ta inkurajojë për të vazhduar me avazin e vjetër sepse në fakt shtetit serb po i lejohet hapësirë për të vazhduar me qëndrim mohues ndaj Kosovës meqë një qasje e tillë dekonstruktive dhe jo paqësore po i sjellë suksese dhe rezultate të mëdha.

Image
Mirsad Voca

“Siç kam theksuar dhe më parë, Serbia nuk do të ndalë politikën e saj ndaj zhbërjes së Shtetit të Kosovës përderisa nuk do të detyrohet për ta njohur Kosovën. Dhe për të argumentuar këtë, kemi thjesht përvojën e hidhur me këtë Shtet fqinj i cili vetëm kur është detyruar ka lëshuar pe. Ndërsa tani, në vend që të detyrohet për ta pranuar realitetin e pakthyeshëm të Kosovës Shtet të pavarur, Serbia po shpërblehet. Një qasje e tillë ndaj Serbisë, vetëm do ta inkurajojë këtë të fundit për të vazhduar me avazin e vjetër sepse në fakt Shtetit serb po i lejohet hapësirë për të vazhduar me qëndrim mohues ndaj Kosovës meqë një qasje e tillë dekonstruktive dhe jo paqësore po i sjellë suksese dhe rezultate të mëdha”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka deklaruar se palët në dialog nuk negociojnë si partnerë të barabartë, ku Kosova na shfaqet si një entitet dhe assesi si një shtet.

“Serbia vetëm sa do të rris kërkesat e saj në këto negociata jo të favorshme për Kosovën meqë palët në dialog nuk negociojnë si partnerë të barabartë, ku Kosova na shfaqet si një entitet dhe assesi si një Shtet. Një kategorizim i tillë u lejua me vet dëshirë nga një Qeveri jo legjitime të Kosovës, e dedikuar sidomos për interesa të disa qarqeve politike të brendshme dhe të jashtme por assesi për interesa të mirëfillta të Shtetit të Kosovës dhe të përforcimit të paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkanin perëndimor”, ka përfunduar Voca për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat