“Pafajësia nuk mbrohet me protesta dhe destabilizimin e Kosovës”

Politika

“Pafajësia nuk mbrohet me protesta dhe destabilizimin e Kosovës”

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 28 shtator 2020 Në ora: 08:05
Arrestimi i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt nga pjesëtarët e EULEX-it.

Gjykata Speciale ditë më parë ka arrestuar dy pjesëtarët e UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Për më shumë se tetë orë, është mbajtur e rrethuar ndërtesa e OVL-UÇK-së, deri sa të dy pjesëtarët u arrestuan.

Gucati dhe Haradinaj thuhet se do të dërgohen në paraburgim por që për asnjërin nuk ka as hetime e as aktakuzë për krime lufte, por për shkak të publikimit të dosjeve të cilat u lanë në zyret e tyre nga persona të paidentifikuar, me këtë rast edhe Specialja i arrestoi duke i lënë ende në paraburgim.

Arrestimi i pjesëtarëve të UÇK-së, nga Specialja ngjalli reagime të mëdha duke e parë të frikshme mënyrën e arrestimit të Gucatit dhe Haradinajt. Ajo mënyrë iu kujtoi shumë kujt arrestimet nga policia serbe e që nuk ishte aspak e domosdoshme të arrestoheshin në atë mënyrë, shkruan “Bota sot”.

Të revoltuar në mënyrën e arrestimit të dy pjesëtarëve të UÇK-së, përfaqësues të OVL-së, kanë deklaruar që do të organizojnë protesta në lidhje me këtë ndodhi. Mirëpo që ende nuk ka ditë të caktuar se kur do të ndodhë kjo protestë mirëpo që sipas përfaqësuesve do të ndodhë nëse nuk lirohen Gucati dhe Haradinaj.

Ndërsa Specialja ka lëshuar një komunikatë ku shkruan që në përputhje me rregullat që parasheh Specialja, Gucati dhe Haradinaj do të dërgohen në paraburgim.

Bytyçi: Pafajësia nuk mbrohet me protesta dhe destabilizimin e Kosovës

Image
Enver Bytyçi

Profesori universitar në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që arrestimi i Gucatit dhe Haradinajt ka ardhur menjëherë pas dorëzimit të disa dosjeve radhazi në zyrat e OVL-së, skenari i cili ishte i shkruar në Beograd për ta destabilizuar Kosovën.

“Arrestimi i Gucatit dhe Nasim Haradinajt erdhi menjëherë pasi persona ende të paidentifikuar dorëzuan disa herë radhazi mijëra faqe nga akuzat, siç thuhet, të Gjykatës Speciale për Kosovën në Hagë. I gjithë skenari ishte shkruar në Beograd, me qëllim që të destabilizohet Kosova, duke kundërshtuar arrestimet dhe veprimtarinë e Gjykatës Speciale. U fol se arrestimet ishin brutale. Mendoj se askush nuk arrestohet duke i dhënë në dorë ndonjë tufë me lule. Gjithmonë arrestimet realizohen përmes policisë dhe policia në çdo vend të botës demokratike dhe jo demokratike është për të ushtruar forcën në raste të tilla”, u shpreh profesori.

Në fund profesori shton që me protesta nuk mundet të zgjidhet asgjë pasiqë sipas tij asnjë gjykatë e Eurpoës Demokatike nuk mund të dënojë njerëzit e pafajshëm mirëpo nëse presidenti Thaçi kërkon stabilitet për qytetarët duhet të jep dorëheqje të dal hapur në krah Gucatit dhe Haradinajt.

“Çdo përpjekje për të përdorur dhunën kundër vendimeve dhe arrestimeve që bën Gjykata Speciale dhe prokuroria e saj tregon se të akuzuarit, përfshirë dhe presidentin Thaçi, kanë frikë nga kjo gjykatë. Frika buron nga faktet, jo nga gjykata. Asnjë gjykatë e Europës Demokratike nuk mund të dënojë njerëz të pafajshëm. Pafajësia nuk mbrohet me protesta dhe destabilizimin e Kosovës. Pafajësia provohet para gjykatës. Kështu ka ndodhur edhe me të akuzuarit e tjerë në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Lugtës në ish-Jugosllavi. Arrestimet janë një goditje për shtetësinë e Kosovës. Protestat do ta asgjësojnë atë plotësisht. Presidenti i Kosovës është tani pjesë e projektit serb të destabilizimit të vendit, ndërkohë që detyra e tij themelore është ruajtja e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në vend. Nëse dëshiron të destabilizojë Kosovën për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqjen dhe të dalë hapur në krah të Nasim Haradinajt dhe Gucatit. Madje pas dorëheqjes ai ka të drejtë të dalë edhe në protesta”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.

Maxharraj: Protestat nuk janë të domosdoshme, duhet lënë drejtësinë të bëjë punën e vet

Image
Binak Maxharraj

Në lidhje me këtë temë, opinonisti dhe profesori Binak Maxharraj për “Bota sot”, shprehët që kjo Gjykatë u formua me insistimin e Thaçit dhe presionit ndaj deputetëve për të miratuar këtë Gjykatë. Profesori përmend që Thaçi edhe ka dhënë poste parlamenti vetëm për ta vëë në shënjestër UÇK-në për krime e jo për luftë briliante.

“Gjykata Speciale e ka zanafillen te dosja voluminoze e Dik Martit të hartuar në bazë të dosjeve të Prokurorisë se Serbisë me skenar të shtetit Serb në krye me Aleksandër Vuçiq. Të dhënat e asaj dosjeje qarkulluan për do kohë në media dhe portale, ku ishin apostrofuar shumë figura të njohura të luftës dhe të pas luftës si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti e shumë të tjerë. Por, gjithsesi Gjykata Speciale u formua dhe kjo është Gjykatë Speciale e Kosovës që do të vepronte më ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Lidhur më këtë duhej të merrej edhe vendimi në Parlamentin e Kosovës.Pati reagime lidhur më këtë, por PDK dhe LDK më përjashtim të disa deputetëve dhe më insistimin në veçanti të Hashim Thaçit i cili bëri presion të deputete bile edhe duke ju dhënë poste Parlamenti e miratoi themelimin e kësaj gjykate,e cila nuk e ka në shenjestër luftën brilante, heroike të UÇK, por vetëm keqpërdoruesit në emër të luftës të cilët dyshohet se bënë krime”, u shpreh opinonisti për “Bota sot”.

Profesori thotë që protestat nuk duhet të jenë opsion i përfaqësuesve të OVL-së sepse sipas tij nuk është duke u akuzuar UÇK-ja por individët që keqpërdorën dosjet e publikuara.

“Por, organizatorët paralajmërojnë edhe protesta tjera nëse eproret e tyre nuk lirohen nga Haga. Mendo se çfarëdo që të ndodhë më Gucatin dhe Haradinajt por edhe më të tjerët që do të arrestohen nuk është e nevojshme dhe as se nuk është e domosdoshme që të protestohet sepse nuk është duke u gjykuar UÇK por individë të saj për keqpërdorime të ligjeve të luftës. Protestat nuk janë të domosdoshme, duhet lënë drejtësinë të bëjë punën e vet. Aq më keq protestat do të ishin një ogurzi për Kosovën”, përfundoi profesori për “Bota sot”.

Dy skenarët e dosjëve të lëna në zyret e OVL-së

Opinonisti shprehet më tej që keqpërdorimi i dosjeve bëri që Gucati dhe Haradinaj të arrestohen por lënia e dosjeve në zyrat e OVL-së, mund të iu ngjasojë dy skenarëve të mundshme. I pari mund të jetë i brendshëm nga personat politikë në Kosovë ndërsa i dyti nga personat e porositur nga shteti Serbë.

“Këto dosje u këqpërdorën nga ana e eprorëve të OVL-së duke i publikuar emrat e të vrarve, të keq trajtuarve gjatë luftës, qëllimi i të cilave ishte pengimi i drejtësisë dhe aq më shumë frikësimi i të dyshuarve dhe venien në rrezik të jetës së tyre. Po kush qëndron prapa këtyre dosjeve,nga erdhën ato?. Sipas mendimit tim janë dy skenar në të cilët duhet dyshuar. I pari mund të jetë një skenar i brendshëm i përgatitur në heshtje nga mafia politike e Kosovës për mbrojtjen e të akuzuarve qe ia lënë OVL për të zbatuar skenarin. Sipas meje në këtë afër të dosjeve ka deshtuar komplet shteti, sepse për disa herë për fisa ditë fantazma njeri solli dosje në OVL,hyri i la dosjet edhe në prani të të punësuarve aty dhe doli pa ther në kembë. Skenari i dytë është ai i jashtëm, që vjen nga armiku i ynë i përbëtuar Serbia e cila do si do e ka në fokus që në çdo mënyrë të destabilizoi situatën në Kosovë. Dyshohet se këto dosje janë produkt i organeve të sigurimit shtetëror serb BIA. Por nëse kjo është e vertetë si erdhën ato bash në OVL, a pati ndonjë lidhje sekrete, se nëse janë nga Serbia kush e pati guximin të bëjë biznes me këto dosje”, përfundoi opinionisti, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat