Paralajmërohet arrestimi i komandantëve të Rognerit: Janë mashtruar keq, por “gjaku nuk humbet kurrë”!

Politika

Paralajmërohet arrestimi i komandantëve të Rognerit: Janë mashtruar keq, por “gjaku nuk humbet kurrë”!

Nga: N.Sh Më: 28 shtator 2020 Në ora: 19:37
Hotel Rogner

Gjykata Speciale ka filluar të tronditë Kosovën, me arrestimet e para që ka bërë.

Ishte i pari Sali Mustafa që u arrestua, për të pasuar më pas me Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj.

Këto tri arrestime ishin një ‘rrufe’ për të gjithë të dyshuarit e tjerë, që mund të arrestohen si të dyshuar për krime kundër njerëzimit.

Edhe komandantët e Rognerit kanë një frikë në palcë. Ata s’po dëgjohen që nga arrestimi i parë në Kosovë.

Janë strukur, dhe mund të arrestohen së shpejti.

Kështu po paralajmëron analisti politik, Faton Mehmeti, i cili shton se, ata janë mashtruar se nuk do të përgjigjen kurrë për mëkatet e tyre.

“Komandantët e Rognerit pritet të arrestohen dhe këtu s’ka dyshim, diskutim është se kur do të ndodh. Janë mashtruar keq ata që kanë menduar se kurrë s’do përgjigjen për mëkatet e tyre, siç thotë populli "gjaku nuk humbet kurrë"”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Sipas ti, frika e tyre është e madhe.

“Frika e ish komandantëve të Rognerit është e madhe, janë strukur si pula dhe s’po bëjnë zë. Ata që komprometuan luftën, dhe pas luftës eliminuan kundërshtarët politikë s’do e kenë të gjatë ditët në liri”, thotë ai.

“Po vjen koha e gjykimit, por para se të shkojnë tek banka e të akuzuarve është mirë të flasin me ndërgjegjen e tyre. Fundi tyre ka ardhur”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat