Skandali me dosjet në OVL, kush është organizatori i skenarit, i akuzuar nga Gjykata Speciale?

Politika

Skandali me dosjet në OVL, kush është organizatori i skenarit, i akuzuar nga Gjykata Speciale?

Nga: P.R Më: 28 shtator 2020 Në ora: 19:50
Aksioni nga Gjykata Speciale te OVL e UÇK-së

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imerit, ka thënë se rasti i arrestimit të krerëve të OVL-UÇK-së, është i ngjashëm me rastin e Kumanovës në aspektin e organizimit dhe prapavijës.

Sipas tyre, se edhe organizatorët janë të njëjtë, ku skandali me dosjet e Speciales, u “gatua” nga ata që duan të zhbënin Gjykatën Speciale më 22 dhjetor të vitit 2017.

“Sipas formës se organizimit edhe rasti i krerëve te OVL se UÇK-së ka shumë tipare të njëjta si në formë ashtu edhe në përmbajtje sepse organizatori është pothuajse i njëjti ose janë organizatorët e njëjtë. "Dikush" erdhi në zyrat e tyre hodhi ato dokumente konfidenciale gjysmë të falsifikuara, dikush nxiti organizatën e veteranëve të kërkojë publikimin e këtyre dokumenteve që me Kodin Penal të Republikës së Kosovës është i ndaluar publikimi i çfarëdo dëshmie nëse dëshmitari nuk dëshiron. Ai personi Rrufeja qe solli ato dokumente nuk "dihet" s kush ishte por po përflitet se kush ia dha, dhe për çfarë arsye i solli i din ai qe qëndron ne prapavije ... Me ne fund saçi u mbeti ne duar krerëve te veteranëve të cilët nuk e dinin apo nuk dëshironin ta dinin se me këto veprime konsumonin vepër penale të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës .. Këtë "drekë" veteranëve ua gatuan ata që tentuan ta zhbëjnë Gjykatën Speciale me 22 dhjetor 2017. Tashmë të gjithë e kanë të qartë se Gjykata Speciale nuk shpërbehet. E vetmja gjë që mund ta bëjnë të dyshuarit është të prezantojnë pafajësinë e tyre para Trupit Gjykues dhe me fakte t’i hedhin poshtë dyshimet dhe e prokurorisë e cila është vetëm një pale në secilin proces “, thuhet në postimin e familjes Imeri.

Por ndryshe mendon analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

“Mbase, organizimi edhe mund të jetë i ngjashëm, mirëpo nuk shoh ngjashmëri në strukturën komanduese., pasi interesat nuk janë të njëjtë. Në rastin Kumanova ishte interes i ca njerëzve të fuqishme për të futur në kurth disa që u shkaktonin probleme, dhe ashtu ndodhi. ndërsa në rastin me "Dosjet" nuk ka dikush qëllim që të fuste në kurth dike nga organizatat e luftës, ata me vullnet dhe dëshirë të tyre i bën gjërat”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, me dosjet e Speciales u mundua të diskreditohet puna e gjykatës.

“Nuk shoh shumë lidhshmëri në këto dy raste, përveç se në rastin e parë qëllimi ishte eliminimi i disa personave, në të dytin kishe tendencë për të diskredituar Gjykatën. Në këtë lojë të diskreditimit kanë pësuar disa, të cilët kanë ra në lajthitje me vet dëshirë, dhe sot janë në Hagë për këto gjëra. Duke pasur parasysh ngjarjet në të dyja rastet nuk shoh aq shumë ngjashmëri, përveç nëse familja Imeri ka ndonjë informacion më të besuar, atëherë mbetet për tu parë, por me kaq sa kanë shpalosur deri tani nuk më bindin në korrelacionin në mes të dy ngjarjeve”, shprehet më tej Mehmeti.

Për fund, analisti Mehmeti deklaron se prapa skenarit me dosjet e Speciales është dikush që do të akuzohet nga kjo gjykatë.

“Gjasat janë të mëdha të jetë dikush që është i akuzuar, ose ka dyshime se mund të jetë i akuzuar, dhe me qëllim të diskreditimit të Gjykatës ka bërë këtë veprim. Megjithëse duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi nëse flasim me emra edhe mund të në kërkohet llogari nga Gjykata Speciale. Nuk e dimë se kush i qëndron prape tyre, por dyshimet bien mbi ata që janë ose dyshojnë se mund të jenë të akuzuar nga Gjykata Speciale. Kjo e fundit duhet të bëj urgjentisht hetime për të zbardhur të vërteten e këtij skandali”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat