Pse po heshtë Kadri Veseli?

Politika

Pse po heshtë Kadri Veseli?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 28 shtator 2020 Në ora: 20:50
Kadri Veseli

Nuk po shihet askund, as në media ka kohë që nuk është shfaqur. As arrestimet e shokëve të luftës nuk mjaftuan që Kadri Veseli të shfaqet në publik, qoftë me ndonjë deklaratë apo prononcim.

Heshtje, dhe vetëm heshtje, kështu mund të përshkruhet momentalisht nga zyra e kryetarit të PDK-së.

Arsyet e heshtjes së Kadri Veselit mund të lidhen më mundësinë e madhe që t’i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale. Një konfirmim i tillë do e shkëpuste nga politika, nga jeta publike, gjë të cilën Kadri Veseli nuk e kapërdin dot.

Arrestimet e fundit të ish shokëve të tij të luftës dhe dërgimi në Hagë, do të duhet të pasohet me reagime dhe nga kreu i PDK-së, të cilën nuk e bëri z.Veseli. Arsyet për këtë mund të jenë të ndryshme, mundësitë më të mëdha kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale.

Kadri Veseli momentalisht ka hall fatin e tij, ndonëse nuk e shpreh publikisht, ka frikë nga arrestimi dhe dërgimi në Hagë. S’mund të ketë tjetër arsye, e cila është mjaft e madhe dhe mund t’i jap fund karrierës politike të z.Veseli.

Në anën tjetër Kadriu po i bën llogaritë se në rast se i konfirmohet aktakuza, kush duhet të udhëheq me PDK, a do të hy apo jo në koalicion me LDK dhe shumë të tjera.

Të gjitha këto janë me shumë gjasë shqetësimet aktuale të kreut të PDK, i cili momentalisht nuk e ka hallin e askujt tjetër.

Gjithsesi, pavarësisht të gjithave, ka qenë e ndershme që Kadri Veseli të ketë kurajën të fliste për shokët e tij, të thotë në disa fjalë, si dhe të vazhdonte zotimet e tija se do i përgjigjet Gjykatës kurdo që ajo e thërret. Dikur në Kuvend tregohej shumë trim, ndërsa tani është fshehur si lepur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat