Pse u hoqën vijat e kuqe për PDK-në, analisti politik tregon arsyet!

Politika

Pse u hoqën vijat e kuqe për PDK-në, analisti politik tregon arsyet!

Nga: A.SH Më: 28 shtator 2020 Në ora: 22:08
Isa Mustafa dhe Kadri Veseli

Ditë më parë kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka deklaruar se i ka hequr vijat e kuqe për PDK-në për të bashkëpunuar.

Analisti politik, Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, LDK nuk ka pas asnjëherë vija të kuqe për PDK-në duke shtuar se ata marrëveshjet tinëzare politike i quajnë si vija të kuqe të qëllimshme .

“Asnjëherë LDK-ja nuk ka pasur vijë të kuqe me PDK-në, pos marrëveshjeve të fshehta politike, e vërteta e Mustafës dhe Veselit është, se, marrëveshjet tinëzare politike i quajnë si vija të kuqe të qëllimshme për interesat e tyre politike. Vijat e kuqe janë vetëm fraza politike para qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Mehazi.

Ai thotë se, simbolika e semaforit të kuq në të gjelbër e ka kuptimin e djajve të kuqërremtë që për shkak të interesave të tyre shndërrohen në ngjyra gjelbëruese për të komplikuar, ngatërruar e lidhur nyje Republikën e Kosovës.

“Vijat e kuqe për në të gjelbër këto dy parti i ruajnë për partitë e tyre e kurrsesi për të zgjidhur problemet shtetërore, simbolika e semaforit të kuq në të gjelbër e ka kuptimin e djajve të kuqërremtë që për shkak të interesave të tyre shndërrohen në ngjyra gjelbëruese për të komplikuar, ngatërruar e lidhur nyje Republikën e Kosovës”, shprehet Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

 

Sipas tij, LDK dhe PDK gjatë mocionit për mosbesimin e qeverisë së Kurtit me anë të votave hoqën vijat e kuqe e me anë të gishtave u bënë të gjelbër për të përmbysur ish-kryeministrin Kurtin.

“LDK-ja e PDK-ja edhe gjatë mocionit për mosbesimin e qeverisë së Kurtit me anë të votave hoqën vijat e kuqe e me anë të gishtave u bënë të gjelbër për të përmbysur ish-kryeministrin Kurtin, tani përsëri për të formuar qeverinë do largojnë të kuqen e do ta zëvendësojnë me të gjelbërtën për të koalicionuar, bashkëpunuar, formuar e komplikuar dhe më shumë qeverinë e Kosovës”, përfundon Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat