“Tregues i një pune të shkëlqyer”, mirëpritet ky vendim i Avdullah Hotit

Politika

“Tregues i një pune të shkëlqyer”, mirëpritet ky vendim i Avdullah Hotit

Nga: P.R Më: 29 shtator 2020 Në ora: 18:30
Avdullah Hoti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka marr vendim për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

“Qytetarët që jetojnë në Luginën e Preshevës përballen me probleme dhe vështirësi të ndryshme, dhe kjo zyrë do të ofroj asistencë në aspektin social, arsimor, kulturor dhe ekonomik, siç janë tekstet shkollore, diploma, kuadri i kualifikuar arsimor etj. Duke marrë parasysh problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Luginës së Preshevës, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ofrojë asistencën e saj që të lehtësojë jetën e tyre, duke u kujdesur për ta përmes Zyrës së veçantë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, ka shkruar Hoti në njoftimin e tij për themelimin e kësaj zyre.

E këtë hap të kryeministrit e ka mirëpritur analisti politik, Nexhat Haziri, i cili thotë se një zyrë të tillë është dashur të formohet shumë kohë më parë.

Image
Nexhat Haziri

“Një zyre të tillë Kosova është dashur që ta ketë kohë më parë, jo si revansh ndaj Serbisë, pasi e ashtuquajtura Zyrë për “Kosovën dhe Metohinë” siç e quajnë ata është një zyrë konflikteve dhe ka për qëllime t’i shërbej politikës ditore serbe dhe propagandës së tyre gjoja për një farë pushteti që ata kanë në Kosovë”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Sipas tij, kjo zyre duhet tu shërbejë qytetarëve të Luginës së Preshevës dhe t’i mbrojë interesat e tyre.

“Zyra e qeverisë së Kosovës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës, duhet t’iu shërbej këtyre qytetarëve dhe nevojave të tyre që nga shkollimi duke iu ofruar mbështetje jo vetëm në regjistrimin e tyre në institucionet universitare publike në Kosovë, por edhe një mbështetje me mjete shkollorë të shkollave në Luginën e Preshevës, ofrimin e nënshtetësisë për të gjitha qytetarët e Luginës, pasi Kushtetuta e Kosovës njehe dy nënshtetësitë, asistencë në shëndetësi dhe sfera të tjera për të cilat këtë qytetar kanë nevoje, pra edhe me investime në sferat jetike për qytetarët e Luginës së Preshevës, por edhe në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në instancat ndërkombëtare, pasi Lugina e Preshevës si rajon që banohet me shqiptarë autokton, vazhdon të jetë e diskriminuar qoftë sa i përket investimeve në infrastrukturë, në punësim, arsim e shëndetësi, nga ana e qeverisë së Serbisë”, shprehet Haziri.

Themelimi i kësaj zyre, sipas Hazirit është tregues i punës së shkëlqyer nga kryeministri, Avdullah Hoti.

“Andaj vendimi i qeverisë së kryeministrit Hoti për hapjen e kësaj Zyre duhet përshëndetur dhe është edhe një tregues i qartë për një punë të shkëlqyer që po e bënë kryeministri Hoti dhe qeveria e Kosovës për të qenë sa më përfaqësuese edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe interesave të tyre”, përfundon analisti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat