Kelmendi: Kjo deklaratë konfirmon koalicionin LDK-PDK

Politika

Kelmendi: Kjo deklaratë konfirmon koalicionin LDK-PDK

Nga: M.H Më: 29 shtator 2020 Në ora: 18:41
Isa Mustafa dhe Kadri Veseli

I pari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ka larguar vijat e kuqe ndaj PDK-së për shkak të vështirësive për të bërë zgjidhje,ndonëse nuk është biseduar për një qeveri gjithëpërfshirëse.

Ndërsa për këtë deklaratë të Mustafës është deklaruar edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti i cili tha se koalicioni qeverisës është stabil dhe se nuk ka nevojë për kombinime të tjera në ekzekutiv.

Në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që kryeministri i vendit duhet të deklarohet që koalicioni është stabil sepse njësoj sillen edhe në shtet e tjera mirëpo që me këto deklarata na lë të kuptojmë që koalicioni është i brishtë.

Gjithashtu Kelmendi thotë që bazën e këtyre konflikteve e ka edhe pretendimi i LDK-së dhe AAK-së për pozitën e të parit të vendit, pastaj Kelmendi përmend edhe injorimin e ministrave të AAK -së në dialoge me palën serbe.

Image
Muhamet Kelmendi

“Si Kryeministër i vendit i takon z.Hoti deri në rënie të deklaron se koalicioni është stabil. Kështu veprohet kudo dhe kështu kanë vepruar e veprojnë edhe në shtetet tjera. Natyrisht se tash dihet se koalicioni është shumë i brishtë dhe i mbushur me kontradikta të shumta midis palëve. Si LDK, ashtu edhe AAK pretendojnë për pozitën e të parit në vend, për president. Kjo është baza kryesore e konflktit. Natyrisht se ka edhe tema tjera. Si injorimi i ministrave të AAK -së në dialoge me palën serbe”, u shpreh Kelmendi.

Tutje, Kelmendi thotë që Haradinaj ka kërkuar të ketë përfaqësuesin e vet në takim dhe se ka të drejtë ta kërkoj ndërsa LDK nuk ka pasur asnjëherë vija të kuqe me PDK-në, dhe se për shkak të këtyre deklaratave do të shkatërrohet edhe koalicioni aktual duke vazhduar që deklaratat e kreut të LDK-së veç konfirmojnë marrëveshjen e LDK-së me PDK-në.

“Ka shumë herë që z. Haradinaj ka deklaruar se kudo dhe në çfarëdo takimi me palën serbe pretendon të ketë përfaqësuesin e vet në takim. Dhe kjo është plotësisht e drejtë. Në anën tjetër, LDK e ka hequr gjoja vijën e kuqe, që fare nuk ka ekzistuar, në PDK. Kjo tregon dëshirën dhe mundësinë shkatërrimit të koalicionit aktual dhe të ndërtimit të një koalicioni me PDK. Dhe, brenda pak muajve, kështu do të ndodhë, në dialoge do të jetë presidenti, kryeministri e ministrat. Duket se deklaratat e kreut të LDK-së veç konfirmojnë marrëveshjen e LDK-së me PDK-në. Të presim përfundimin”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat