Ngecë mocioni i LVV-së kundër Qeverisë Hoti

Politika

Ngecë mocioni i LVV-së kundër Qeverisë Hoti

Nga: M.H Më: 1 tetor 2020 Në ora: 08:27
Qeveria Hoti

Muajin Gusht LVV ka iniciuar një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti.

Lidhur me këtë iniciativë, VV-ja tha se i ka njoftuar edhe partitë tjera parlamentare, atë opozitare Partinë Demokratike e Kosovës (PDK), dhe partitë në pushtet, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate, si dhe Grupin Parlamentar 6 plus.

Mirëpo që ky mocion nuk gjeti mbështetje nga partitë opozitare pasi që ende nuk kanë arritur numrin e nënshkrimeve për ta rrëzuar qeverinë Hoti.

Në lidhje me këtë temë, deputeti nga radhët e VV-së, Alban Hyseni në një intervistë për “Bota sot”, u shpreh që nuk ka asnjë zhvillim të nënshkrimeve të deputetëve të tjerë, mirëpo që nëse ndodhin zgjedhjet atëherë padyshim që VV do të jetë subjekti i parë i Kosovës.

Gjithashtu Hyseni cek që kanë raportin nga departamenti i shtetit amerikan ku qeveria Kurti përmendet për masat e saj kundër krimit të organizuar e korrupsionit e që kjo flet shumë dhe që këtu edhe e kanë problemin kasta e vjetër politike e Kosovës.

“Pavarësisht deklarimeve se subjekti kuazi opozitar PDK po vazhdon të bëjë, deri më tani nuk kemi nënshkrimet e deputetëve të tjerë. Kjo tregon edhe më shumë për situatën në të cilën jemi. Lëvizja VETËVENDOSJE! është bindshëm subjekti i parë në Kosovë. Sipas të gjitha sondazheve, ne do të jemi shumë larg nga i dyti e shumë afër krijimit të institucioneve pa përkrahje nga subjektet e tjera. Në anën tjetër, ne e kemi edhe raportin nga departamenti i shtetit amerikan ku qeveria Kurti përmendet për masat e saj kundër krimit të organizuar e korrupsionit si dhe pamundësimit të jetësimit ose institucionalizimit të këtyre masave për shkak të rrëzimit të qeverisë. Kjo flet shumë. Këtu edhe e kanë problemin kasta e vjetër politike e Kosovës”, tha Hyseni për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat