Tha se Serbia i kreu vrasjet e pasluftës, Sami Lushtakut i vjen ‘goditja’ e fortë

Politika

Tha se Serbia i kreu vrasjet e pasluftës, Sami Lushtakut i vjen ‘goditja’ e fortë

Nga: P.R Më: 1 tetor 2020 Në ora: 20:13
Viktimat e vrasjeve politike në Kosovë

Ish-komandanti i UÇK-së dhe njëri nga njerëzit kryesor të PDK-së, Sami Lushtaku ka thënë se një pjesë e madhe vrasjeve të pasluftës janë bërë nga shërbimet serbe, me qëllim të caktuar për të nxitur përçarje ndërmjet shqiptarëve.

“Një pjesë e vrasjeve pas luftës janë bërë nga shërbimet serbe. Cili ka qenë interesi jonë me vra pas luftës, i kemi pas mundësitë në luftë, e nuk e kemi bërë. Çdo vrasje duhet të zbardhet, por jo të krijohet Gjykatë Speciale me kërkesë të Rusisë dhe Serbisë”, ka thënë kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku.

Por, Lushtakut i është kundërpërgjigjur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politikë në vend, Nexhat Haziri.

Haziri për “Bota sot” ka thënë se deklarata e Lushtakut, është një përpjekje e dështuar për të krijuar mjegull në opinionin publik.

Image
Nexhat Haziri

“Një njëri si Sami Lushtaku kur flet për opinionin publik nuk duhet marrë edhe parasysh, por mjerisht tipat e tillë sot janë akomoduar lart e më lartë në institucionet tona shtetërore, e çfarë është akoma më rënd kurë këta shtirën se përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve. Sa i përket deklaratave të tij, nuk duhet shumë kohë për të humbur, pasi është një përpjekje e dëshpëruar tani kurë Lushtaku dhe dostat e tij janë përballë drejtësisë së Gjykatës Speciale, për të krijuar mjegull në opinion edhe në raport me vrasjet politike të pasluftës, por edhe atyre gjatë periudhës së luftës kur aktivistë të LDK-së, zyrtarë të lartë të institucioneve të shtetit paralel të Kosovës, ishin përndjekur e vrarë nga individë brenda UÇK-së, e më vonë nga SHIK-u si sajesë e kësaj të fundit, apo më mirë të themi e SHP të UÇK-së së Rognerit”, thotë analsiti politik, Nexhat Haziri.

Ai ia ka kujtuar Lushtakut me emra disa prej aktivistëve të vrarë të LDK-së.

“Duhet që t’i rikujtohet z. Lushtakut se edhe mundësinë që e keni pasur në luftë, e keni shfrytëzuar duke vrarë aktivistët e zyrtarë të LDK-së, si Enver Maloku, Kol. Ahmet Krasniqin, Ismail Berbatovcin e të tjerë. Këta nuk i ka vrarë reja e as nuk kanë pasur hasmëri “mexhash” me askënd, por nga ata që janë nxitur nga lakmi për pushtet, nam dhe para”, thekson Haziri.

Për fund, Haziri ka thënë se vetëm Gjykata Speciale mund t’i zbardhë vrasjet politike gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

“Andaj vetëm Gjykata Speciale mund t’u jap epilog të drejtë të gjitha vrasjeve politike gjatë dhe pasluftës, e jo gjykatat e kapura të shantazhuara dhe të kërcënuara nga Sami Lushtaku me shokë. Drejtësia do të vendoset në Kosovë, vetëm atëherë kur të zbardhet veprimtaria e organizatës kriminale SHIK dhe drejtuesit e saj të trajtohen para ligjit, ashtu siç trajtohen bandat kriminale në çdo shtet tjetër demokratik ku sundon rendi dhe ligji”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat