Kosova dhe Izraeli do të zyrtarizojnë marrëdhëniet diplomatike, çka shkruan “The Jerusalem Post”?

Politika

Kosova dhe Izraeli do të zyrtarizojnë marrëdhëniet diplomatike, çka shkruan “The Jerusalem Post”?

Nga: A.Zh Më: 1 tetor 2020 Në ora: 21:03
Foto nga Reuters

Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj dhe homologu i saj izraelit Gabriel Ashkenazi, kanë folur për herë të parë për marrëdhëniet diplomatike mes të dyja vendeve.

Për këtë lajm ka shkruar edhe “The Jerusalem Post”, përcjell Bota sot.

Raporti i plotë i “The Jerusalem Post:

Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj dhe Ministri i Jashtëm izraelit Gabriel Ashkenazi kanë realizuar një telefonatë për herë të parë për të diskutuar krijimin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

"Unë e sigurova homologun tim izraelit se Kosova është e përkushtuar me kapacitet të plotë për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke nderuar gjithashtu mikun dhe aleatin tonë të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës", ka shkruar në Twitter Haradinaj.

"I konfirmova z. Ashkenazi synimn tonë për të hapur një Ambasadë në Jeruzalem", ka shtuar ajo.

Gjatë thirrjes, të dy ministrat ranë dakord që Kosova do të dërgojë një delegacion në Izrael për të filluar procesin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, sipas Ministrisë së Jashtme të Izraelit.

Ashkenazi falënderoi Haradinajn për njoftimin e synimit të saj për të hapur një ambasadë në Jeruzalem dhe njohjen nga Kosova të Hezbollahut si një organizatë terroriste.

Ministri i jashtëm shprehu vlerësimin e tij për Haradinajn për "udhëheqjen e procesit të miratimit nga Kosova të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA".

Në shtator, zëdhënësi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian Peter Stano, shprehu shqetësime në lidhje me synimet e Kosovës për të hapur një ambasadë në Jerusalem, duke thënë "çdo hap që mund të vërë në pikëpyetje pozicionin e përbashkët të BE mbi Jeruzalemin, është një çështje shqetësuese dhe keqardhje serioze".

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti nënshkruan një marrëveshje ekonomike në Shtëpinë e Bardhë në shtator. Marrëveshja përfshinte normalizimin e plotë të lidhjeve midis Izraelit dhe Kosovës (kryesisht myslimane), së bashku me të dy vendet që hapnin ambasada në Jeruzalem.

Si Kosova, ashtu edhe Serbia kanë shprehur synimet për t'u bashkuar me BE-në./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat