“Konsensusi nacional, thembra e Akilit!”

Politika

“Konsensusi nacional, thembra e Akilit!”

Nga: A.M. Më: 7 tetor 2020 Në ora: 23:21
Avdullah Hoti

Njohësi i çështjeve politik, Fatmir Bajraj është shprehur se liberalizimi i vizave për qytetaret e Kosovës, duhet të jetë një nga prioritetet e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotir.

“Lufta kundër krimit e korrupsionit, beteja për një Sistem Drejtësie kredibil, ku Rendi dhe Ligji do janë mbi të gjitha, në njërën anë, si dhe përballja me Gjykatën Speciale në anën tjetër, janë arena e seriozitetit të Qeverisë Hoti dhe e institucioneve shtetërore në këtë përballje sfiduese.

Liberalizimi i vizave për qytetaret e Kosovës, duhet të jetë një nga prioritetet e Kryeministrit Hoti, pas plotësimit të kritereve të dhëna nga ana e BE-së”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Bajraj është shprehur se Hoti duhet të arrijë konsensusit politik-nacional për temat e mëdha të vendit.

“Kryeministri Hoti, duhet të ngulmoj në arritjen e konsensusit politik-nacional të spektrit politik në pushtet dhe në opozitë, për temat e mëdha të vendit që tejkalojnë politiken partiake dhe interesat e ulëta-meskine.

Arritja e një konsensusi dhe konsistence, do të fuziononte koherencën dhe kohezionin politik shtetëror përballë dialogut me Serbinë, zhvillimit të vendit dhe integrimeve  europërendimore dhe veriatlantike, atje ky synojmë dhe mëtojmë të arrijmë, për çfarë nuk dyshoj në vullnetin dhe gatishmërinë e Kryeministrit Hoti”, ka përfunduar Bajraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat