“Hashim Thaçit i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale”, ja cili personalitet e thotë këtë lajm shokues për Presidentin

Politika

“Hashim Thaçit i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale”, ja cili personalitet e thotë këtë lajm shokues për Presidentin

Nga: N.Sh Më: 13 tetor 2020 Në ora: 18:16
Hashim Thaçi

Edhe dhjetë ditë kanë mbetur derisa Gjykata Speciale të ngritë apo jo aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

Një aktakuzë prej dhjetë pikash ishte ngritur kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi duke e akuzuar atë për krime që dyshohet se janë kryer në luftën për pavarësi të fundit të viteve 1990, përfshirë vrasje dhe tortura.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe disa të tjerë për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me dhunë të personave, persekutim dhe tortura.

“Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë të akuzuar janë përgjegjës për rreth 100 vrasje. Krimet e pretenduara në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh dhe të etnive të tjera të Kosovës dhe përfshijnë kundërshtarë politikë”, thuhet në deklaratën për shtyp.

Ish eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se akuza Thaçit ju ka konfirmu dhe ajo po mbahet në heshtje përshkak të sigurisë dhe stabilitetit.

Image
Naim Miftari

“Akuzat kundër Hashim Thaçit ju ka ngritur edhe ju ka konfirmua, kjo është e sigurt dhe ndoshta ia mbajnë Gjykata Speciale në heshtje për arsye të sigurisë dhe stabilitetit. Çfarëdo lirimin nga akuza Hashim Thaçi nga kjo Gjykatë do të ishte hajgare me drejtësi me viktimat e mundshme, pasi kjo Gjykatë padrejtësisht i anashkalon në fillim të gjitha krimet serbe që i kanë bërë në Kosovë”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Miftari pohon se Hashim Thaçi e ka votuar këtë Gjykatë pasi ka menduar se Specialja ka me u marr vetëm me disa komandantë nga Drenica, Llapi e Dukagjinit.

“Thaçi kishte premtime ndërkombëtare se nëse e voton këtë Gjykatë, ky është i amnistuar dhe i paprekshëm nga Specialja, por e kanë gënjyer. Letra e Pompe e ka fundosur shpresën e Thaçit i cili kurrë nuk do ta shtynë këtë Gjykatë në Parlament me pas ditë se vet do të jetë në pazar dhe kur e hetoi tentoi ta zhbëj Specialen duke tentuar të mashtronte e ta fus në lojë LVV përmes sekserit të tij Enver Hoxha, duke iu thanë se miqtë amerikan po duan ta zhbëjnë këtë Gjykatë të padrejtë e cila edhe i verbër e budalla me qenë duket qartë se është e padrejtë ndaj Kosovës”, potencon ai.

Sipas Miftarit, raporti i Martyt ka bërë trillim serbo rus kinse mbi tregtinë me organe që e sponsorizuan përmes gënjeshtrave të Dicka Martyt.

“Gjykata nuk dënon asjnë njeri të pafajshëm. Lufta e UÇK-së ishte e drejt dhe e pastër dhe në kohën e duhur askush nuk do të dënohet me dëshmitar dhe prova serbe. 98% e dëshmitarëve do të jetë shqiptarë të Kosovës, dhe shumë nga ta do të jetë ish ushtarë apo epror të UÇK-së”, përfundon Miftari.

Gjatë vitit të kaluar, më shumë se 100 njerëz, kryesisht ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, janë thirrur për t’u marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar si të dyshuar ose dëshmitarë në lidhje me krimet që dyshohet se janë kryer gjatë luftës për pavarësisë të Kosovës nga Serbia midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 1999 në Kosovë.

Ndër ta kishte edhe ish-luftëtarë guerile të UÇK-së, të cilët janë bërë politikanë të profilit të lartë, siç është Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqjen si kryeministër i Kosovës pasi u thirr.

Dhomat e Specializuara të Kosovës do të dëgjojnë raste që dalin nga një raport i task forcës së BE-së, i cili tha se zyrtarë të UÇK-së mund të përballen me aktakuza për një “fushatë persekutimi” kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës. Krimet e pretenduara përfshijnë vrasje, rrëmbime, ndalime të paligjshme dhe dhunë seksuale.

Raporti u autorizua pasi Këshilli i Europës publikoi një hetim në vitin 2011, i cili pretendonte se disa zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë Thaçin, ishin përgjegjës për abuzime të ndryshme të të drejtave të njeriut. Thaçi i ka mohuar akuzat.

Negociatat për krijimin e gjykatës zgjatën nga viti 2011 deri në vitin 2015. Stafi i gjykatës përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, edhe pse ajo funksionon në bazë të ligjeve të Kosovës.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, komuniteti ndërkombëtar ka mbikëqyrur sistemin e drejtësisë në Kosovë, rezultatet e të cilit në ndjekjen penale të krimeve të luftës kanë qenë të dobëta – më pak se 20 vendime të formës së prerë në çështjet e krimeve të luftës.

Besohej se prokuroria e Kosovës nuk mund ta përballonte dot presionin politik në raste të ndjeshme në lidhje me zyrtarët e lartë dhe kjo qe arsyeja pse komuniteti ndërkombëtar vendosi të krijojë gjykatën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat