Bisedimet në Bruksel, ky është synimi i Serbisë

Politika

Bisedimet në Bruksel, ky është synimi i Serbisë

Nga: A.M. Më: 13 tetor 2020 Në ora: 22:36
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, ka komentuar vizitën e emisarit evropian për dialogun Miroslav Lajçak, ku është takuar me krerët e shtetit.

Ai në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se vizita e tij është në kohën kur janë ndërprerë bisedimet Kosovë-Serbi.

“Vizita e Lajçak, vjen në kohën kur kemi një ndërprerje të agjendës së bisedimeve e cila tashme kishte rifilluar me një tempo goxha të shpejt. Sidomos pas marrëveshjes në Shtëpinë e bardhë vërehej një përpjekje e BE-së që t'i japë përgjigjeje përgjegjësisë së marrë në udhëheqjen e këtij dialogu”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shpjeguar se çfarë po synon Serbia në këtë proces.

“Ajo çfarë ndodhë tani është se Serbia duke qenë se e preferon gjendjen  "status quo" , e jo zgjidhje të kësaj çështje.

Për ketë arsye Serbia synon të futë pyka në ketë proces dhe, mundësisht ta kthejë presionin drejtë Kosovës, në mënyrë që me pastaj ta fajësoi për ndonjë bllokadë të bisedimev2, ashtu siç bëri për çështjen e taksës që e shfrytëzoj mirë për interesa të veta”, ka theksuar Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat