Pse Serbia ende pa qeveri, a ka të bëjë kjo edhe me Kosovën?

Politika

Pse Serbia ende pa qeveri, a ka të bëjë kjo edhe me Kosovën?

Nga: D.G. Më: 15 tetor 2020 Në ora: 09:14
Ana Bërnabiq e Aleksandar Vuçiq (Foto nga Instagrami)

Pavarësisht shumicës që SNS-ja (Partia progresiste e kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq)  ka në parlament, Serbia nuk ka qeveri as 115 ditë pas zgjedhjeve parlamentare. Presidenti Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se deri në fund të javës, dhe më së voni deri të hënën, pret që madnatarja Ana Bërnabiq të shpallë përbërjen e kabinetit dhe të dijë se cilat parti marrin pjesë në qeveri. 

Analistët kanë thënë për Zërin e Amerikës se formimi i qeverisë nuk po zhagitet për shkak të tregtisë politike të Progresistëve me partnerë të mundshëm të koalicionit, por sepse zgjedhjet në Serbi nuk duken të ligjshme nga jashtë dhe se po bëhen përgatitje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në 2022.

Por, ka të tillë që këtë e ndërlidhin edhe me bisedimet, të cilat po zhvillohen me Kosovën.

Duke u ndërlidhur me atë se në raportin e prpgrsit të Komisionit Evropian për Serbinë thuhet se partia në pushtet është e favoziruar dhe se përbërja e parlamentit nuk i përshtatet pluralizimit politik, analisti Dushan Janjiq, thotë se në partinë në pushtet "po forcohet njohuria se Kosova nuk mjafton dhe se nuk do të shikojnë nëpërmjet gishtërinjve kur është fjala për Kosovën, dhe se tash kërkohet mënyrë për të dalë nga situata në të cilën parlamenti është monolit".

"Mendoj se presionet nga Uashingtoni e Brukseli do të vazhdojnë, sepse nëse keni shumicën prej dy të tretave, ju duhet të përmbushni disa standarde të cilat nuk kanë të bëjnë jo vetëm me Kosovën, por edhe pushtetin e së drejtës e të ngjashme", thotë ai.

Analisti Cvijetin Milivojeviq, ndërkaq, mendon se këto do t'i tolerohen Serbisë, "deri sa të jetë konstruktive rreth Kosovës".

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat