Elezaj reagon ndaj Vuçiqit

Politika

Elezaj reagon ndaj Vuçiqit

Nga: A.M. Më: 15 tetor 2020 Në ora: 17:41
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka quajtur “tregime” deklaratat e zyrtarëve shtetëror të Kosovës për njohje reciproke.

Lidhur me këtë deklaratë të Vuçiqit, ka reaguar  njohësi i çështjeve politike, Rexhep Elezaj.

Ai në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se  deklaratat e Vuçiqit në thelb janë antishqiptare dhe se dihet se i gjithë aparati shtetëror i Serbisë që nga pas lufta e deri më sot së bashku i bien të njëjtës daulle.

“Deklaratat e tilla mohuese dhe nënçmuese të presidentit të Serbisë, A. Vuçiq, ndaj qëndrimeve dhe kërkesave të zyrtarëve shtetëror të Kosovës për njohje reciproke, qëkur ai gjendet në atë post, në thelb janë antishqiptare, mbase dihet se i gjithë aparati shtetëror i Serbisë që nga pas lufta e deri më sot së bashku i bien të njëjtës daulle hegjemoniste, nacionaliste dhe shoviniste kur është në pyetje Kosova dhe pavarësia e saj..!?”, ka deklaruar Elezaj për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat